Kearns: Perëndimi po gabon me Serbinë siç bëri me Rusinë, të hiqen sanksionet ndaj Kosovës

Kearns: Perëndimi po gabon me Serbinë siç bëri me Rusinë, të hiqen sanksionet ndaj Kosovës

Alicia Kearns

Deputetja britanike e zëshme në çështjen e Kosovës, Alicia Kearns, deklaroi së fundmi se duhet të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës, teksa ka kritikuar ndërkombëtarët për qasjen e butë ndaj Serbisë.

Në një intervistë për Financial Times, Kearns ka thënë se përplasja shqetësuese midis Kosovës dhe Serbisë i detyrohet pjesërisht Perëndimit, të cilët sipas saj, po dështojnë të tregojnë se kanë ‘një shtyllë kurrizore’.

“Perëndimi po tregon në Ballkan dështimin e të pasurit një shtyllë kurrizore dhe ne po tregojmë po ashtu që nuk kemi marrë mësimet nga përpjekjet për frenimin e Rusisë. Kemi pasur prioritetin e plotë se si të mos e shqetësonim apo acaronim Rusinë, në dëm të atyre që e rrethojnë. Pikërisht e njëjta gjë po ndodh këtu”, tha Kearns.

Kearns ka folur edhe për armatimin e sekuestruar nga bandat kriminale të veriut që ka parë në Kosovë, e për çka ishte zëri i parë ndërkombëtar që alarmoi për armatimin serb që po bartej me autoambulanca nëpër kishat ortodokse serbe.

“Armët po hynin nga Serbia nëpërmjet autoambulancave, në Kosovë dhe po mbaheshin nëpër kisha. Dhe çka kemi parë? Armatim që qartë vinte nga Serbia… Dy nga terroristët e vrarë në ditën e sulmit ishin shoferë ambulance. Dhe ku u fshehën? Në një manastir”, tha Kearns.

Deputetja britanike ka thënë se ato që ka parë kanë dëshmuar se s’bëhet fjalë për grupim rastësor, teksa për akuzat e saj, Vuçiqi ka kërkuar të nisen hetime. Ajo ka thënë se veprimi i Vuçiqit reflekton pasigurinë e tij për deklaratat e saj. Kearns ka alarmuar se situata mbetet e tensionuar.

“Nuk ka shenja që grupet e organizuara kriminale në Kosovë janë ndalur. Nuk ka shenjë nga ana e Serbisë… se ka reduktuar ëndrrat e saj në Kosovë. Sistemi ndërkombëtar ishte bashkëfajtor në pretendimin se s’ka grupe të organizuara kriminale përreth Kosovës”, tha Kearns.

Kearns ka alarmuar se Perëndimi duhet t’i përdorë më shumë provat që i ka dhe të veprojë kundër rrjetit të kontrabandës së armëve.

“Komuniteti ndërkombëtar ka pasur dëshmi dhe ka mundësi që t’i lëshojë disa. Problemi është qetësimi i Beogradit”, tha Kearns.

Ajo po ashtu ka kërkuar që Perëndimi të bëjë presion mbi Beogradin.

“S’mund ta pranojmë premisën që Serbia s’do ta njohë kurrë Kosovën. Kosova nuk mund t’i braktisë aspiratat për integrim të plotë perëndimor”, tha Kearns.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb