Kushtetuesja, KED bën gati listën me emrat, kërkesë Presidentit dhe Kuvendit për dy vakanca të tjera

Kushtetuesja, KED bën gati listën me emrat, kërkesë Presidentit dhe Kuvendit për dy vakanca të tjera

TIRANE-Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njofton se ka përfunduar procesin e intervistave me kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Në njoftimin e KED-së theksohet se janë intervistuar; Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti,  Marsida Xhaferllari dhe Besnik Muçi.

Pas intervistave KED do të vijojë menjëherë me shqyrtimin e dokumentacionit të çdo kandidati, për të bërë vlerësimin dhe pikëzimin e tyre. Pas miratimit, lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve do i dërgohet Kuvendit dhe Presidentit të Republikës, që të zgjedhin dhe të emërojnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Gjashtë kandidatët konkurrojnë për katër vende në Gjykatën Kushtetuese. 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kërkon Kuvendit dhe Presidenti të rishpallin thirrje për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Vendet e lira u krijuan për shkak se gjatë procesit të verifikimit, KED skualifikoi kandidatët për vakancat e Kuvendit, ndërsa për vakancat e shpallura nga Presidenti mbetën vetëm dy kandidatë nga tre që kërkon ligji. Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, pasi vettingu i përjashtoi të gjithë anëtarët me përjashtim të Vitore Tushës.

Ndërkohë që përsa i përket vendimit për procedurat e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, do të shtyhet për në një mbledhje tjetër, duke u dhënë mundësi kandidatëve nëse do të ankohen pranë Gjykatës Administrative të Apelit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë