“Kei” është kopshti më i ri në kryeqytet i cili do të hap dyert për 220 fëmijë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës së tij tha se është një bekim për prindërit që e kishin kërkesë shtimin e ambienteve të reja publike për fëmijët në këtë lagje.

“Kopshti ‘Kei’ është ndoshta një nga kopshtet dhe çerdhet më të bukura në Tiranë: ka ashensor, tre kuzhiniere të përkushtuara, ka psikologë dhe mësues që merren me çështjet kreative. Është një bekim i madh! E di që, kur nuk ke bërë asnjë kopësht, asnjë çerdhe dhe asnjë shkollë, e ke shumë kollaj t’i nxjerrësh sytë tjetrit që po punon për këtë punë.- tha Veliaj.

Veliaj dha lajmin për të gjithë banorët e Astirit, zona ku së shpejti do të hapet një kopësht dhe një çerdhe e re.

’Në Astir trashëguam një zonë të ish-komunës në Kashar, e cila drejtohej nga ata që nuk dinin të bënin asnjë punë, asnjë kopësht e asnjë çerdhe. Nuk lanë asnjë hapësirë bosh. Vërtet privatit i thuhet ndërto, por do i lësh një hapësirë edhe bashkisë për kopshtin, shkollën dhe parashkollorin. Por, ajo që trashëguam nga ata që nuk bënë asnjë punë, ishin vetëm rrënoja. sqaroi kryebashkiaku.

Edhe deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj pohoi faktin se ky kopësht i ri është me kushte shumë të mira dhe mjetet didactive të nevojshme për mësim.