Një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e adhuruesve të muzikës elektronike! Parku i Liqenit Artificial të Tiranës mblodhi mbrëmjen e së shtunës mijëra të rinj, por jo vetëm, nga Shqipëria, Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e një super koncerti të organizuar nën tingujt magjepsës të Keinemusik - kolektivit legjendar gjerman të muzikës elektronike me në krye DJ-n dhe producentin e famshëm Adam Port.
Për herë të parë, grupi legjendar nga Berlini, i përbërë nga Adam Port, &ME, Rampa and Reznik, mjeshtrat e beats-it elektronik, zbritën në Tiranë dhe sollën një performancë spektakolare njëjtë si në festivalet më të mëdha botërore.
Nga Ibiza në Coachella, në festivalet më të mëdha e klubet më ekskluzive të botës, Keinemusik ka ndërtuar një identitet që nuk mund të imitohet
Muzika nisi që në orët e para të mbrëmjes dhe nuk u ndal deri në agim. Mbi 7 orë muzikë, tinguj afro-house dhe techno krijuan një atmosferë elektrizuese.
Keinemusik është një kolektiv dhe label gjerman i muzikës elektronike, i themeluar në Berlin nga DJ-të dhe producentët Adam Port, &ME dhe Rampa. Të njohur për stilin e tyre unik që përzien house, afro-house, techno dhe tinguj etnikë, Keinemusik kanë ndërtuar një identitet të fortë artistik që i ka çuar në skenat më të mëdha të botës - nga Coachella dhe Tomorroëland, deri te Ibiza dhe Burning Man. Performancat e tyre janë të famshme për atmosferën ritualistike dhe përvojën vizuale që krijojnë.
Edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale fragmente nga koncerti elektrizues me mbishkrimin "Tirana Europiane".
Xh.K/S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Qershor, 11:09
Si ju duket situata e trafikut në vend?
-
Shumë e rëndë
72.9%
-
Normale
20%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
IMT i konsideron të paligjshme, hiqen të gjitha strukturat e jashtme të bizneseve në stadiumin Air Albania
10 Qershor, 18:29
-
Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë, Endrit Braimllari nënkryetar! Debate në mbledhje, përjashtohet Endri Shabani
10 Qershor, 17:55
-
Vrasja e Martin Canit/ Publikohet momenti kur 14-vjeçari qëllohet me thikë, largohet duke vrapuar dhe mban dorën në plagë (VIDEO)
10 Qershor, 16:59
-
Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Suedeze me ekspozita, koncerte dhe aktivitete
10 Qershor, 15:57
-
Trafiku i rënduar/ Likaj: Duhet një studim konkret mbi lëvizjen e mjeteve! Nazarko: Institucionet kryesore të ‘shpërndahen’ në qytete të tjera
10 Qershor, 14:44
-
VIDEO/ 61-vjeçari kërcënon vëllanë, momenti kur qëllon me kallash në ajër në Paskuqan! I dhunoi vajzën
10 Qershor, 10:23
-
Rinumërimi për Tiranën dhe Fierin, Celibashi: Procesi nis javën e ardhshme, janë 610 mijë vota! Zgjat deri në 20 ditë
10 Qershor, 10:07
-
SPECIALE/ Në Tiranë arkitektët më në zë të botës, pse Shqipëria është kaq tërheqëse
9 Qershor, 19:32
-
Trafiku i rënduar në Tiranë/ Report TV ‘udhëtim’ me taksistin, ‘zonat e kuqe’ që shkaktojnë kaos në kryeqytet! PAMJET me dron
9 Qershor, 14:58
-
33 mln lekë dëm me tenderat, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
9 Qershor, 13:57
-
Menaxhimi i trafikut në Tiranë, Rrugorja intensifikon kontrollet! 22 të arrestuar dhe 29 mjete të bllokuara në një javë (VIDEO)
9 Qershor, 13:09
-
Zgjedhjet për presidenten e Urdhrit të Psikologëve, Treska refuzon të lirojë zyrën, fituesja kërkon ndërhyrjen e policisë
9 Qershor, 12:43