Modelja dhe aktorja britanike Keira Knightley po shijon muajin e mjaltit së bashku me partnerin James Righton, duke u relaksuar në ishullin e Korsikës.
Ata janë shfaqur mjaft të dashuruar duke kaluar momente romantike pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që kanë shrytëzuar momentet që janë vetëm për të dhuruar puthje.

Ndërsa nuk i kanë shpëtuar paparacëve, James është komentuar për veprimin e paturpshëm duke ekspozuar të pasmet e tij në momentin që janë futur në ujë.
Çifti është shfaqur në formë të mirë veshur me rrobe banje.

Ata kanë realizuar një ceremoni mjaft intime më 4 maj.
(b.t/shqiptarja.com)











