Kejsi i dha fund lidhjes, Sabiani bën reagimin e papritur: Forca Kristi mos dil, lufto për ato që do

Kejsi i dha fund lidhjes, Sabiani bën reagimin e papritur: Forca Kristi mos dil, lufto për ato që do

Pas largimit të Sabianit nga shtëpia e BBV, Kejsi vendosi të shkëputet nga lidhja me Kristin. Ky i fundit duket se ka bërë për vete Sabianin, i cili përmes një postimi ka treguar se ka ndryshur mendim për të dhe e mbështet në eleminimin e vështirë të kësaj jave.

Sabiani duket se po e mbështet Kristin edhe pas daljes nga BBV, ky i fundit ka reaguar me thirrje pozitive ndaj tij, që të kalojë nominimin për këtë javë. Sabiani ka votuar që nga shtëpia të dalë Armaldo dhe ka publikuar dhe provën për këtë në Instagram.

Në këtë foto, Sabiani ka dhe një mesazh për Kristin, të cilin e ka bërë madje “tag”, e thotë “Forca Kristi mos dil e lufto për ato që do”.

Mesazhi i Sabianit në Story

Kujtojmë që kjo situatë vjen vetëm pak orë pasi vajza e tij Keisi, i ka dhënë fund lidhjes me Kristin, të cilit ia ka bërë të qartë se do të vazhdojnë të jenë vetëm miq. Kristi nuk e priti keq këtë vendim duke i thënë se duhet të mbrojë veten.Keisi i ka thënë se ka pasur shumë gjëra që e mbytën, duke nisur nga ndikimi i njerëzve që po e bënin të dukej si diçka e madhe që në fakt sipas saj nuk ishte. Po ashtu u shpreh se kishte harruar të këndonte, kishte harruar veten, arsyen për të cilën kishte hyrë brenda shtëpisë së Big Brother.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Intervista ekskluzive/ Rrëfimi i kryeministrit Edi Rama, nga emisioni i RAI, akuzat ndaj të vëllait te mandati i Xhaçkës! Sot në 17:00 në Report TV

Intervista ekskluzive/ Rrëfimi i kryeministrit Edi Rama, nga emisioni i RAI, akuzat ndaj të vëllait te mandati i Xhaçkës! Sot në 17:00 në Report TV