Shqipëria do të përfaqësohet në ‘Junior Eurovision Song Contest 2022’ nga Kejtlin Gjata me projektin muzikor të titulluar “Pakëz diell”. Festivali muzikor që do të mbahet në Yerevan të Armenisë do të bëjë bashkë 16 artistë nga e gjithë Europa.
“Pakëz diell” nga Kejtlin Gjata është kënga që do përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest 2022” në Yerevan të Armenisë. Festa e madhe muzikore e cila do të bëjë bashkë 16 artistë nga e gjithë Europa, magjisë së të cilës i bashkohet edhe Shqipëria, do të mbahet ditën e diel (11 dhjetor) në kryeqytetin armen.
Votimi për këngën fituese të edicionit të 20-të Festivalit të Këngës Junior Eurovision, i cili do të kryhet online, hapet ditën e premte (9 dhjetor) në orën 20:00 dhe mbyllet ditën e diel (11 dhjetor) kur do të jetë edhe finalja e madhe.
Vota e publikut vendos 50% të rezultatit final.
Publiku do të votojë në dy website: www.jesc.tv dhe https://vote.junioreurovision.tv/. Kejtlin Gjata arriti të merrte fitoren në “Junior Fest 2022”, nga 20 këngët pjesëmarrëse në festivalin kombëtar për fëmijët e moshave 9-14 vjeç.