Vogëlushja Kroni Pula, që interpreton këngën “Fruta Perime” do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision 2025.
Ajo do të ngjitet mbrëmjen e nesërme në skenën e festivalit europian të këngës për fëmijë.
Ndonëse performon nesër, shqiptarët kudo që janë mund ta mbështesin Kronin duke nisur nga sonte në orën 21:00.
Në faqen zyrtare të Junior Eurovision do të publikohet linku i votimit, ku çdo person mund të votojë për 3 këngët e preferuara.
Linku i votimit mbyllet në momentin që nis festivali. Pas përfundimit të konkurrimit, votimi rihapet për 15 minuta të tjera, ku do të jetë sërish e mundur të votohet.
Konkursi i Këngës për Fëmijë, Eurovision 2025, do të jetë edicioni i 23-të dhe do të mbahet në Sallën e Gjimnastikës së Qytetit Olimpik në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Komente


