Kejvina Kthella rrëfehet për BBV: Më mungon Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari! Nuk do mungoj në finalen e madhe

Kejvina Kthella rrëfehet për BBV: Më mungon Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari! Nuk do mungoj në finalen e madhe

Kejvina Kthella dhe Luiz Ejlli

Kejvina Kthella, e cila doli nga Big Brother VIP për shkak të përplasjes me Luizin, të cilin e qëlloi me shuplakë ka treguar se ai i mungon. Në një intervistë për Big Brother Radio tha se do të ishte në finale në rast se nuk do të kishte ndodhur ajo skenë.

Ndër të tjera u shpreh se ndodhet në Itali te familja e saj dhe 2 banorët që i mungojnë thotë se janë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli.

-Dje Luizi në shtëpi së bashku me banorët e tjerë po tregonte me një siguri se po mos të kishte ndodhur ajo situatë Kejvina do të ishte në finale absolutisht.

Kejvina: Ashtu mendoj edhe unë. Më vjen shumë keq dhe shumë herë e mendoj se si ndodhi ai moment. Nuk e di thjesht nuk e mbaj mend atë moment.

-Çfarë kemi të re nga Kejvina?

Kejvina: Asgjë nuk ka të re, derisa të mbarojë “Big Brother”-i nuk kemi bërë asgjë. Thjesht shohim Big Brother VIP.

-Çfarë ndryshoi Big Brother VIP tek Kejvina?

Kejvina: Tani duke qenë se e dimë situatën time, është folur dhe rifolur në fakt edhe pse me të gjithë atë situatën e pakëndshme që ndodhi mund të them që më ka ndihmuar mua në jetën time në marrëdhënie me njerëzit, me situatat dhe gjërat le të themi. Ka bërë një kthesë goxha si me dashje si padashje “Big Brother”-i në jetën time.

-Kush i mungon më shumë nga banorët e shtëpisë Kejvinës?

Kejvina: Në fakt më mungojnë të gjithë ata që kanë dalë jashtë. Unë kam kaluar mirë me të gjithë, 2-3 banorë i kam takuar, kam kontakte me to. Por më mungon Olta Gixhari dhe Luizi.

-A do të jetë Kejvina në finalen dhe në ‘after party’-in e Big Brother VIP?

Kejvina: Patjetër, si mund të bëhet një ‘after party’ dhe mos të jem unë aty? Do jem dhe në finale, po përgatitemi për natën e madhe. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Bota bën thirrje për stabilitet dhe paqe pas rrëzimit të Assadit nga pushteti

Bota bën thirrje për stabilitet dhe paqe pas rrëzimit të Assadit nga pushteti