Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) i ka bërë apel qytetarëve për produkte të cilësuara të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Të parat janë YOPOKKI gnocchi di riso cup (njoki) dhe Yopokki ricecake cup kimchi (kek orizi) – ushqime të prishura nga Korea e Jugut thotë AKU në njoftimin e saj.
“Në vijim të njoftimit të kategorisë, Njoftim Informues për Vëmendje, me temë: “Kek i prishur me origjinë nga Korea e Jugut”, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut, njoftuar nga Holanda, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje nga sistemi RASFF (Rapid Alert Sistem for Food and Feed)”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë produkti tjetër është një pije jo-alkoolike me origjinë nga Italia. Aperitivi paraqet rrezik për shkak se përmban qelq brenda tij
"Në vijim të njoftimit të kategorisë, Njoftim Informues për Vëmendje, me temë: “Rrezik nga xhami i thyer në aperitiv pa alkol me origjinë nga Italia” ,duke përbërë risk potencial serioz për shëndetin e njeriut, njoftuar nga Gjermani, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje nga sistemi RASFF (Rapid Alert Sistem for Food and Feed)", thuhet më tej.
"AKU i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë pranë pikave të shitjes", përfundon njoftimi.
Komente









