Kek me kos dhe vaj

Përbërësit:

  • 2 gota miell
  • 2–3 vezë
  • 1 gotë sheqer
  • 1/2 gotë vaj
  • 2 filxhanë kafeje kos
  • 1/2 lugë kafeje sodë buke
  • 1 filxhan kafeje arra të grira
  • Lëkurë limoni ose portokalli
  • Pak rrush të thatë
  • Pak kakao (opsionale)
  • Sheqer pudër për sipër

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhen krem. Shtojmë kosin, vajin dhe lëkurën e limonit ose portokallit. Më pas shtojmë arrat dhe rrushin e thatë. Përziejmë miellin me sodën dhe e hedhim gradualisht te masa (brumi duhet të dalë i butë dhe pak i rrjedhshëm). Lyejmë tavën me gjalpë ose vaj, e spërkatim me pak miell dhe hedhim masën në tavë. Nëse dëshirojmë, një pjesë të brumit e përziejmë me kakao dhe krijojmë forma sipër. E vendosim kekun në furrë në 180–200°C për rreth 35–40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Kur të ftohet e pudrosim me sheqer pudër.