Këlcyrë/ Goditën me grushta dhe sende të forta 2 persona në një lokal, arrestohet 39- vjeçari! Nis procedim penal ndaj 19- vjeçarit

Këlcyrë/ Goditën me grushta dhe sende të forta 2 persona në një lokal, arrestohet 39- vjeçari! Nis procedim penal ndaj 19- vjeçarit

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi mbrëmjen e djeshme (25 tetor), së bashku me një 19- vjeçar, kanë goditur me grushta dhe sende të forta 2 persona në një lokal.

Sipas policisë, në pranga është vënë 39- vjeçari me inicialet F.M, ndërsa nisi procedim penal ndaj 19- vjecarit me inicialet R.H.

“Stacioni i Policisë Këlcyrë arrestoi në flagrancë shtetasin F. M., 39 vjeç, banues në Këlcyrë, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. H., 19 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në Këlcyrë, për motive të dobëta, kanë konfliktuar dhe goditur me grushta dhe sende të forta 2 shtetas”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere