Këlliçi dhe FRPD me qese me mbeturina me vete: Pastruam Tiranës, se pavarësisht mln euro që shkojnë për inceneratorët ajo është e pisët (VIDEO)

TIRANË- Në vazhdën e akuzave për inceneratorët, të rinjtë e Forumit Rinor Të Partisë Demokratike, me në krye Belind Këlliçin kanë bërë pastrimin e një pjesë të qytetit në njësinë numër 4 në kryeqytet.

Qëllimi i kësaj, sipas tyre, është për të treguar se pavarësisht e qeveria jep miliona euro inceneratorëve, Tirana vijon të jetë e papastër.

Këlliçi ka ripërsëritur akuzat se pas landfillit të Sharrës qëndrojnë kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri Arben Ahmetaj, banda e Lushnjes dhe element të Ndraghetës dhe sipas tij transferojnë çdo vit në parajsat fiskale përmes sekserëve të tyre, Mërtirit dhe Zotos plot 11 milionë euro.

"Jemi sot në Njësinë nr 4 në kryqytet, në Tiranë. Kemi ardhur vullnetarisht me të rinjtë e Forumit Rinor, për të bërë në fakt detyrën që duhet të bëjnë Bashkia dhe Qeveria. Edhe pse në një rreze prej 70 kilometrash katrorë, qeveria ka planifikuar dhe po ngre tre inceneratorë të fuqishëm për të djegur plehrat e të gjithë Ballkanit, jo të Shqipërisë. Ju çdo ditë e më shumë po shihni që kryeqyteti dhe Shqipëria është e ndotur.

Kryeqyteti mbi të gjitha, është më i ndotur se kurrë më parë. Edhe pse deri tani janë paguar plot 70 milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë dhe taksapaguesve shqiptarë për këto tre inceneratorë, edhe pse qeveria planifikon të paguajë me qindra milionë euro këto tre inceneratorë, ne jemi këtu për t’ju treguar që, asgjë nuk është bërë për të pastruar qytetet tona dhe për të pastruar mbi të gjitha, kryeqytetin.

Jemi të vetëdijshëm se sot që ne flasim, nga taksat dhe tarifat e ndryshme të pastrimit, qytetarët e Tiranës i paguajnë pronarëve të inceneratorëve plot 51 mijë euro në ditë. Bashkia e Tiranës, vetëm për vitin 2020, deri në fund të këtij viti planifikon të mbledhë plot 2.2 miliardë lekë nga tarifa e pastrimit, me një rritje prej 17% me vitin e kaluar.

Ndërkohë që tarifa e pastrimin ne kryeqytet rritet, me të njëjtin proporcion rritet edhe pisëllëku dhe papastërtia në kryeqytet. Ne jemi të vetëdijshëm sot dhe nuk ka shqiptarë që nuk e di, se mafia e plehrave e drejtuar nga Erion Veliaj, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Banda e Lushnjes dhe elemente të Ndraghetës, transferon çdo vit në parajsat fiskale përmes sekserëve të tyre, Mërtirit dhe Zotos plot 11 milionë euro.

Pra, ndërkohë që qytetarët dhe taksapaguesit e kryeqytetit paguajnë me dhjetra milionë euro në vit dhe qytetarët shqiptarë paguajnë dhe pritet të paguajnë me qindra milionë euro në vitet e ardhshme për këto inceneratorë, kryeqyteti dhe Shqipëria është më e ndotur se kurrë. Ne erdhëm sot vullnetarisht këtu për t’u sensibilizuar dhe për të bërë detyrën tonë si qytetarë.

Erdhëm me të rintjë për të pastruar një zonë, Njësinë Nr 4, një zonë të caktuar në Njësinë Nr 4 në kryeqytet, sepse e dimë fare mirë që videot 3D, montazhet që nxjerr Erion Veliaj dhe Edi Rama në facebook, nuk ndihmojnë në mirëqenien dhe jetesën në kryeqytet. Çdo ditë e më shumë do të jemi pranë jush, për t’ju treguar problemet reale që kanë kryeqytetasit në fakt, duke filluar nga papastërtia, nga plehrat, nga trafiku i bllokuar, nga kaosi që shkakton trafiku, nga zhurma akustike, nga ndotja e ambientit, nga smogu dhe ajri i ndotur dhe për t’ju treguar, se Tirana është kryeqyteti më i keqmenaxhuar sot në Ballkan. Shihemi në ditët në vijim", u shpreh Këlliçi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/10/2020 19:05

    Shume mire qe po pastroni,duhet bere me shpesh dhe duhet te shtoni vullnetart.Tani ngarkohini mbetjet e mbledhura ne kamioncina dhe dergoini te inceneratoret ti eliminojne.Po te keni vullnet ju mund te bashkepunoni me bashkine e te beni mrekullira duke lene menjane politiken.

    Përgjigju
  • Haha: 25/10/2020 16:39

    Krric e gic tralalssaaaaasssss

    Përgjigju
  • Faja: 25/10/2020 16:05

    Hahaha çeçenat e paster

    Përgjigju
  • O tej: 25/10/2020 15:33

    Ky Kllici a eshte kllic a eshte bolekandari?

    Përgjigju
  • Kerrici: 25/10/2020 15:33

    Me duket se jeni ne prone private aty ku po pastroni.A ka te drejte Bashkia te hyj ne nje prone private ta pastroji??Pse nuk dilni te pastroni buze detit kur afrohet sezoni turistik?

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 25/10/2020 15:32

    Si i bohet me pastru ket temin?

    Përgjigju
  • Like floriri: 25/10/2020 14:25

    Shko more kellic ,në kohën tuaj në Tiranë ishte muti mullar,e Tirana që kthy në shurrtore,sot ju qe s'ju ka ikë akoma era kërkoni të pastroni Tiranën,në krahesim me ju është si nata me ditën,pa folur pastaj për tymin dhe aromën,kanceroze të sharrës që shkonte deri në Dajt.Te fala Lulit,apo fle akoma ai,epo nëse fle i thuaj qe shtëpia pastrohet që më sabah pa gdhirë jo në orën 12 për me dalë në haberet e drekës.

    Përgjigju
  • Jam Kush Jam: 25/10/2020 14:23

    O Kerrici, problemi s’eshte se e pastroni ndonje dite per arsye zgjedhje, po pas zgjedhjeve???? Se ju ku ishit nderkohe? Apo meqe eshte ceshtja se s’pagoi gjobe ke Lulushka e oburra ta diskretirojme???? Ai grup i vogel qe gjithmon do qyl e sben pune prap PD do votoj, po ju KERRICAT e FRPDs s’e mbuloni dot diellin me shosh ✌️✌️✌️✌️

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 25/10/2020 14:22

    Si nuk ju vjen turp more felliqesira qe dilni e beni show ne kohen tuaj plehrat formonin vargmale dhe era e tymit te mbyste

    Përgjigju
  • Askushi: 25/10/2020 14:22

    A kto jon kokrrat e loqes.se nuk e dijme ne si ka qen plehrat ne kohen e ktyre.hajde propagande hajde.dhe i kalamo i vogel ben politike me te forte se kto vk e PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër