Këlliçi krah Berishës në 'foltore': E papranueshme të vihet shenjë barazimi midis atyre që rrëzuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin! Sekretari i FRPD: Basha jep dorëheqjen

Kryetari i FRPD dhe deputeti, Belind Këlliçi, mbajti fjalën e tij gjatë "foltores" krah Sali Berishës, ku theksoi se është e papranueshme të vihet një shenjë barazimi mes atyre që rrezuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin.

"Dua ta nis fjalën time me një falendrim të çdo të riu të FRPD që nuk kanë lënë asnjë rrugë, lagje e pallat për të sjellë PD në pushtet, e kështu të sjellim shpresën e shqiptarëve. Mandati im nuk është i përjetshëm por FRPD është anëtarë e të gjithë organizatave europiane të rinisë. Jemi themeli i shtëpisë tonë, Partisë Demokratike. Ju jeni ata që nuk e harrojme historinë e Partisë dhe të Liderit Sali Berisha. Kushdo që vë një shenjë barazimi midis atyre që rrezuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin gabon shumë. Partia Dëmokratike është partia e fjalës së lirë. Dita që të flisni ju e jo unë. Ju falenderoj përjetësisht, tha Belind Këlliçi.

Fjalën mbajti edhe Sekretari i Përgjithshëm i forumit, Rigels Muçollari, i cili cilsoi veprimet e kreut të PD, Lulzim Basha në kundërshtim me statutin, duke shtuar se ai duhet të japë dorëheqjen sa më parë.

"Pa dashur të zgjatem shumë do të doja të ndalesha vetëm në veprimin e fundit të kryetarit në detyrë Basha, ndaj FRPD. I konsiderojmë veprimet zotit Basha si veprime në kundërshtim me statutin me vlerat, me parimet dhe që fyen rëndë dinjitetin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Unë personalisht i konsideroj si një akt lufte ndaj FRPD, ndërkohë që këtë akt duhet ta shpallë ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj nesh. E konsideroj Lulzim Bashen si një kryetar që po tenton të uzurpojë institucionet brenda Partisë Demokratike. Po tenton të intimidoje njezit që të mos jenë pjesë e foltores, që të mos jenë më Parti Demokratike. Dua ti bëjë një thirrje edhe në emrin tuaj. Zoti Basha, jepni fund marrëzisë, jep dorëheqjen një minutë e më parë. Çdo minutë e jotja i jep oksigjen korrupsionit, varfërisë, Edi Ramës. Zoti Basha jep dorëheqjen, ruaj një fije dinjitet për veten tuaj.", tha Muçollari.


Lajmi kryesor:

‘Foltorja’ për rininë, Berisha sulmon Bashën: Të ishte këtu në debat të hapur, të mësonte abc e demokracisë! Sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut


J.GJ./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja