‘Foltorja’ për rininë, Berisha sulmon Bashën: Të ishte këtu në debat të hapur, të mësonte abc e demokracisë! Sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut

I rrethuar nga të rinjtë e FRPD, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme ‘Foltoren’ në Tiranë, ku u ka kërkuar atyre të shkarkojnë Lulzim Bashën dhe të krijojnë opozitën e vërtetë.  Berisha ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për nisjen e procesit zgjedhor për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në forumin e gruas dhe FRPD, i është drejtuar të rinjve të përkrahin këtë ‘Foltore’ për t’i rikthyer vlerta e vërteta të PD.

Berisha akuzoi Bashën se po trembet nga rinia demokrate dhe kërkon t’u mbyll gojën përmes uzurpimit të FRDP dhe Forumit të Gruas. Ai tha se Basha po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe se duhet të mësojë ABC e demokracisë nga të rinjtë demokratë. Sipas Berishë, Basha ka frikë nga anëtarësia e partisë dhe i mbyllur në zyrë jep urdhra për uzurpimin e FRPD dhe LDG.

“Peng kryetari ka humbur çdo lloj morali dhe se fundmi është sulur ndaj organizatës së të rinjve dhe grave, në një hakmarrje primitive. Vendi i tij, po të ishte burrë duhet të ishte para jush. Duhet të ishte këtu në një debat të hapur. Por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD dhe Lidhjes së Grave. Forumi ka drejtuesit e tij, statutin e tij. Ai nuk është pronë e askujt, por tërësi e idealeve më fisnike. Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të statutit, askush nuk është kundër proceseve zgjedhore, por ato janë kompetencë ekskluzive e juaja. Do të jeni ju që organizoni procesin zgjedhor dhe zgjidhni drejtuesit. Kryetarin e ka kapur një frikë e tmerr nga anëtarësia e partisë. Është krejtësisht i pashpresë. Ftojeni në debat, të mos fshihet dhe të mësojë nga ju ABC e demokracisë. Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut”, deklaroi Berisha.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar ‘Foltores’ për rininë i ishte bashkuar edhe Belind Këlliçi, i cili tha se nuk duhet harruar kurrë se kush ishte personi që rrëzoi diktaturën, duke iu referuar ish kryeministrit Berisha.

Ndërsa vetë Berisha nga ana tjetër tha se në 2017, Basha e shihte Belind Këlliçin si rrezik potencial për t’i zënën vendin dhe për këtë i mohoi të drejtën për t’u bërë deputet.

“Në kohën kur ai u la jashtë përfaqësimit në parlament, përmes smirës se kryetari shikonte një njeri që mund ti zinte vendin, ua them unë, Belind Këlliçi nuk u braktisi ju, por ju shndërroi ju në opozitë më të mirë të këtij vendi”, tha Berisha.

Berisha tha se do të mbledhë Kuvendin për të shkarkuar Lulzim Bashën, por shtoi se në fakt ai duhet të shkaktohet jo vetëm nga Kuvendi por edhe nga anëtarësia përmes rregullit ‘një anëtar , një votë’ ashtu edhe siç zgjidhet në krye të partisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:11
VIDEO/ Mero Baze: Luli i vetmi që ia maskon Berishës betejën kundër SHBA

Gazetari Mero Baze ka publikuar një pasazh nga fjala e Sali Berishës ditën e sotme përpara disa të rinjve ku i premtoi se do të sjellë ndryshimin.

"Shkarkimi i Lulzim Bashës do të duhet të bëhet me votën tuaj në mbarë Shqipërinë", ka thënë Berisha.

Në komentin e tij, gazetari Baze shkruan se: “Duket që e vetmja gjë që do të shtyjë Berisha është përballja me shkarkimin e Bashës që të mos ngelet vetëm përball SHBA. Luli është i vetmi që ja maskon betejën kundër SHBA“.

 

Ora 14:10
Pas SHBA, Berishën e kërcënon dhe rinia demokrate: Po i shkele premtimet e ‘Foltores’ do të shpallim ‘non grata’

Besart Xhaferri, sekretari i marrëdhënieve me jashtë në FRPD paralajmëroi Sali Berishën se nëse i shkel premtimet e “Foltores” atëherë të rinjtë do ta shpallin “non grata”. Nëse Berisha nuk mban premtime dhe nuk shkarkon Bashën duket se rrezikon të shpallet  ‘non grata’ për herë të dytë, një herë nga SHBA dhe një herë nga të rinjtë e FRDP.

 “Doktor, ju keni plot faje dhe keni bërë “mea culpa”, nuk e di sa na vlejnë, por ajo që na vlen është se çdo pikë që ke diskutuar në “Foltore” të respektohet. Pse e them këtë? Sepse nuk duhet të keqpërdorohemi përsëri, sepse nëse i shkel do të rrezikosh të marrësh “non grata”-ën e në të rinjve, që duam të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri” tha ai.

Ora 13:55
Të rinjtë demokratë ‘shkarkojnë’ Lulzim Bashën, Berisha: Kush është pro, të ngrejë dorën

Të rinjtë e FRPD-së që kanë marrë pjesë sot në “Foltoren” e Sali Berishës kanë kërkuar shkarkimin e Bashës, madje e kanë hedhur me votim live ku të rinjtë të ngrënin dorën kush ishte pro.

“Kush është pro shkarkimit të ngrejë dorën. Kundër, abstenim s’ka”, tha një i ri që ka shkaktuar të qeshura te Berisha.

Ora 13:34
Foto/ 'Të rinjtë' e thinjur të PD i bashkohen Foltores, afrohet dhe ish-parashikuesja VIP e motit

Mungesa e një kauze reale politike të Foltoreve të Sali Berishës, përveçse vendimi i Bashës për ta përjashtuar atë nga grupi, me vrap njerëzit e kryetarët sajuan një “Foltore flash” për dy vendimet e Lulzim Bashës për të rinovuar ekipin e FRPD-së dhe Forumit të Gruas.

E siç po ndodh këto ditë, në anën e Foltores, rreshtohen të gjithë që ndjejnë se po ju ikën ndonjë post në parti, apo kanë qenë të pakënaqur që përpara zgjedhjeve kur nuk u kandiduan për deputetë.

E kështu në Foltoren e sotëm, përveç publikimit të “bujshëm” nga njerëzit e Berishës për bashkimin e Belind Këlliçit me të(çfarë lajmi, strukturat e tij prej kohësh ishin karburanti njerëzor i foltores), u bashkangjitën edhe Lizandër Hoxha, ish-numri dy i FRPD-së, i cili u divorcua nga PD-ja që pa filluar zgjedhjet e 25 prillit, e të tjerë që nga zgjedhjet e reja në FRPD automatikisht nuk do të zgjidhen.

Duke parë direkten e Foltores në tv, ndërsa fliste Hoxha, “skenografia humane” pas tij ishte plot me burra të thinjur e në moshë të mesme, që as lidhje nuk kishin me Forumin e Rinisë, e as atë të gruas.

A, e reja e Foltores së sotme, ishte paska ndërkombëtare dhe e lidhur me motin natyrisht. Ngaqë në takim kishte mbërritur nga Zvicra, Florjana Garo, ish-zëdhënësja e fushatës së PD-së në 25 prill, ku garoi në qarkun Durrës, si dhe ish-parashikuesja e motit në Tv Klan.

Një pikë e dobët e Berishës, i cili kur ishte kryeministër ishte të vetmes që s’i kursente komplimentet në takimet me gazetarët…

E ish-parashikuesja ja ktheu doktorit simpatinë e vjetër duke rritur nivelin e pjesëmarrjes “Vip” për të zbutur mungesën e personaliteteve të PD apo strukturave në rrethe…/ Gazeta "Tema"

Ora 13:26
Këlliçi krah Berishës në 'foltore': E papranueshme të vihet shenjë barazimi midis atyre që rrëzuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin! Sekretari i FRPD: Basha jep dorëheqjen

Kryetari i FRPD dhe deputeti, Belind Këlliçi, mbajti fjalën e tij gjatë "foltores" krah Sali Berishës, ku theksoi se është e papranueshme të vihet një shenjë barazimi mes atyre që rrezuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin.

"Dua ta nis fjalën time me një falendrim të çdo të riu të FRPD që nuk kanë lënë asnjë rrugë, lagje e pallat për të sjellë PD në pushtet, e kështu të sjellim shpresën e shqiptarëve. Mandati im nuk është i përjetshëm por FRPD është anëtarë e të gjithë organizatave europiane të rinisë. Jemi themeli i shtëpisë tonë, Partisë Demokratike. Ju jeni ata që nuk e harrojme historinë e Partisë dhe të Liderit Sali Berisha. Kushdo që vë një shenjë barazimi midis atyre që rrezuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin gabon shumë. Partia Dëmokratike është partia e fjalës së lirë. Dita që të flisni ju e jo unë. Ju falenderoj përjetësisht, tha Belind Këlliçi.

Fjalën mbajti edhe Sekretari i Përgjithshëm i forumit, Rigels Muçollari, i cili cilsoi veprimet e kreut të PD, Lulzim Basha në kundërshtim me statutin, duke shtuar se ai duhet të japë dorëheqjen sa më parë.

"Pa dashur të zgjatem shumë do të doja të ndalesha vetëm në veprimin e fundit të kryetarit në detyrë Basha, ndaj FRPD. I konsiderojmë veprimet zotit Basha si veprime në kundërshtim me statutin me vlerat, me parimet dhe që fyen rëndë dinjitetin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Unë personalisht i konsideroj si një akt lufte ndaj FRPD, ndërkohë që këtë akt duhet ta shpallë ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj nesh. E konsideroj Lulzim Bashen si një kryetar që po tenton të uzurpojë institucionet brenda Partisë Demokratike. Po tenton të intimidoje njezit që të mos jenë pjesë e foltores, që të mos jenë më Parti Demokratike. Dua ti bëjë një thirrje edhe në emrin tuaj. Zoti Basha, jepni fund marrëzisë, jep dorëheqjen një minutë e më parë. Çdo minutë e jotja i jep oksigjen korrupsionit, varfërisë, Edi Ramës. Zoti Basha jep dorëheqjen, ruaj një fije dinjitet për veten tuaj.", tha Muçollari.

Ora 13:13
Harxhi për 'foltoren' e Berishës: Më e bukura që kam parë, unë jam me këtë të rinj! Sot ditë e rëndë sot për Ramën dhe Bashën

Ish-kandidatja për kreun e PD, Edith Harxhi e ka cilësuar "foltoren" e sotme të Sali Berishës, si më të bukurën, me të rinjtë e Shqipërisë, duke shtuar se sot është pjesë e tyre.

Ajo shprehet se kjo "foltore" i kujtoi Lëvizjen Studentore të vitin 1990, kur të rinjtë u ngritën fuqishëm për të rrëzuar rrëgjimin më të egër diktatorial në Europë.

Harxhi shton se pamja e sotme e ka mbushur me shpresë dhe energji, sepse sic shkruan ajo të rinjtë shqiptarë do të gjejnë shpresën tek e djathta shqiptare që do të rimëkëmbet me shpejtësi.

"Kjo duhet të jetë ditë e rëndë sot për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.", shton ajo.

Postimi i plotë i Edith Harxhit: 

Duke parë Foltoren më të bukur të Shqipërisë me të rinjtë e Shqipërisë mu kujtua Lëvizja Studentore e vitin 1990 kur u ngritëm fuqishëm për të rrëzuar rregjimin më të egër diktatorial në Europë.

Kjo ngjarje sot më ka mbushur me shpresë dhe energji pozitive sepse çfardo që të bëjë Edi Rama për ti larguar këta të rinj nga Shqipëria, ata përsëri e gjejnë shpresën tek e djathta shqiptare që do të rimëkëmbet me shpejtësi. Kjo duhet të jetë ditë e rëndë sot për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Unë jam këta të rinj sot! Këta janë shpresa jonë e munguar gjithë këto vite.

Ta bëjmë PD shpresëdhënëse përsëri!

Ora 12:46
Berisha: Basha e shihte Këlliçin rrezik potencial për t’i zënë vendin në 2017, jua them unë

Sali Berisha ka folur për Belind Këlliçin , ku tha se atij iu mohua e drejta për të shkuar në parlament në 2017 dhe për të përfaqësuar të rinjtë demokratë nga Basha pasi e shihte atë si rrezik potencial për t’i zënën vendin.

"Belind Këlliçi ju ka përfaqësuar ju me ndershmërinë dhe dinjitetit më të madh. Së pari ai i ka qëndruar besnik traditës familjare. Ju ka qëndruar ju besnik edhe në kohërave më të vështira. Në kohën kur ai u la jashtë përfaqësimit në parlament, përmes smirës se kryetari shikonte një njeri që mund ti zinte vendin, ua them unë, Belind Këlliçi nuk u braktisi ju, por ju shndërroi ju në opozitë më të mirë të këtij vendi. E njëjta edhe për Rigelsin dhe ju falënderoj ju’”, tha Berisha.

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/11/2021 02:18

    Dy komente per dy <<yjet>> e PD,njeri i perenduar(Berisha) dhe tjetri nga ata qe shkelqejne dhe digjen sapo hyjne ne atmosferen e Tokes(asteroid-Kellici):Na vjen keq, qe Berisha na paska konsiderate kaq te ulet per shkollen e partise ne Korene e Veriut.Na vjen keq, qe Basha ishte kaq i ri dhe nuk ndoqi dot shkollen e partise ne Shqiperi /Vladimir Ilic Lenin/;na vjen keq qe ishte aq i ri,sa nuk mundi as te specializohej ne Bllok me ABC e PPSH.Qe te dyja kishin nivel me te larte se ce ka sot K.V,shikoni sec veterane ne politike kane nxjerre!Gjithashtu na vjen keq, qe Kellicin po e heqin nga FRPD,qenka vertet <<i ri>> i shkreti,kaq i ri,sa qe nuk e ditka qe diktaturen e permbysen studentet,jo Sala, qe <<erdhi>> ne krye te saj, si Enveri dikur ne krye te PKSH.Gjithashtu na duket dhe pak <<naiv>>.Si mund te harrohet Foleja e Grerezave-Lazarati?!Kush e bekoi dhe per fushaten e ciles parti shkonin nje pjese e fitimeve qe dilnin nga shitja e <<mjaltit>> te saja?? A mund te pergjigjet Kellici??

    Përgjigju
  • Rexhep Delirant Debil Kasap Bule Leka [ kepi ]: 07/11/2021 17:58

    O shoku salhe po hik mor burr malsie hape krahun e lëre të qet ktë popull të raskapitur nga politika e juaj e mbrpësht. Lërjani stafetën rinis. Më dëgjo mua Rexhep Lekën ish kasap në kombinatin e mishit tani jam Profesor Doktor me 5 fakultete e me 8 gjuh të huaja. Jap mësim tani në fakultetin e Frankfurtit. Dëgjoi njerzit me kultur të Shqipris. Bëje ktë Burrëri për të mirën e Shqipris. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • O tej: 07/11/2021 17:26

    Berisha nje qen me morra

    Përgjigju
  • Sula: 07/11/2021 16:36

    Ik o. shtrigan...Ik o muti I shqiperise ..merri me vete dhe bashen DHE SHKONI NE AFRIKE...SIC BERI KRAKSI DHE LERENI SHQIPERINE REHAT....

    Përgjigju
  • visar: 07/11/2021 15:45

    Berisha po mbledh para militaret e ri per te krijuar partine e re LAA (LEVIZJA ANTI AMERIKANE)... Kjo eshte fatkeqesi kombetare qe te rinjte perkrahin komunizmin njelloj si bandat fashiste ne disa vende.... Amerika eshte lokomotiva e botes qe ky popull e ka enderuar gjithmone... SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER.... Kthjellohuni o mjerane se boll kemi vuajtur nga komunizmi hiqni dore nga SALI NON GRATA...

    Përgjigju
  • Ola: 07/11/2021 13:33

    Nuk kuptoj perse ky kriminel nuk arrestohet dhe dergohet ne Hage per krimet qe ka ber gjat gjith ketyre viteve.Ne vend qe te jet pas hekueave i kejohet akoma te destabilizoj vendin.Turp

    Përgjigju
  • Rinia PD: 07/11/2021 13:10

    Pas ketij Plaku, kunder ShBA - BE, kjo eshte Rinia brezi i ardhshem i PDh-s! Medet ….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja