Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi takime me banorët në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në njësinë 5 në Tiranë. Hapësirat e gjelbërta të munguara, papunësia, apo dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë ishin temat e bisedave që Këlliçi ndau me banorët e kësaj zone.
Përgjatë ecjes së tij Këlliçi zhvilloi takime dhe me operatorë të biznesit e vogël, i cili vuan sot mungesën e vëmendjes nga bashkia dhe mbifaturimin e taksave, ku temë e diskutimit ishte ikja e të rinjve dhe nevoja për ndryshimin e këtij realiteti pas 14 majit.
Në përfundim të takimeve Këllicci theksoi në postim në facebook: “Në Tiranë po zhvillohen paralelisht dy fushata, ekipi ynë në terren me qytetarët ndërsa kryebashkiaku në takime me administratën. Tirana duhet të shembulli i parë i suksesit, lidere e ndryshimit për të gjithë vendit. Këtë do e realizojmë duke promovuar njerëzit e punës, jo të llafeve. Qytetarët kanë nevojë për një kryebashkiak që promovon Tiranën, jo veten”.
Krrici i Sali bajges po na can trapin.Shko e bej cicin:
PërgjigjuO KRRIC do fitoshe kete timin...
Përgjigju