Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve të YEPP (Youth of European's People Party), forumi i të rinjve të Partive Popullore Europiane i mbajtur në Vjenë nga ku ka thënë se zgjedhjet e lira janë nevojë jetike për Shqipërinë.
Këlliçi paraqiti para drejtuesve të të rinjve të djathtë europianë nevojën jetike për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri duke denoncuar fenomenin e blerjes së votës si në rastin e zgjedhjeve në Dibër.
Kreu i të rinjve demokratë foli për gjendjen e rëndë ekonomike në vend ku mbi 40 % të të rinjve janë të papunë ndërsa një pjesë e madhe e tyre duan të largohen nga vendi.
Këlliçi mori mbështetjen e drejtuesve të të rinjve të Partisë Popullore Europiane për përballjen e këtyre sfidave të të rinjve shqiptarë. Ai u takua edhe me kryetarin e Junge ÖVP, Forumit Rinor të Partisë Popullore Austriake dhe njëkohësisht Ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz, me të cilin ndau nevojën për më shumë bashkëpunim mes forumeve të të rinjve.
Këshilli i kryetarëve të YEPP miratoi një deklaratë në përundim të punimeve e cila u nënshkrua nga krerët e forumeve rinore të 19 shteveve si; Austria, Hollanda, Hungaria, Norvegjia, Finlanda, Kroacia, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Irlanda, Shqipëria me titull: 'For a neë European Centre Right', pra për një qendër të djathtë të re europiane. Kjo deklaratë e të rinjve të djathtë europianë i kërkon Partive Popullore Europiane hapjen dhe modernizimin e strukturave partiake, hapjen më shumë ndaj shoqërisë civile, ekspertëve, njohjen e gabimeve të së shkuarës, etj.
[gallery]19020[/gallery]
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.6%
-
Gafë
50.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4943
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17