Këlliçi nga qendra e votimit në Berat: ‘Rithemelimi’ ka për qëllim bashkimin, asnjë demokrat nuk përjashtohet nga ky proces

 

Deputeti i PD Belind Këlliçi, tha se procesi i “Rithemelimit” ka për qëllim bashkimin e demokratëve dhe rivitalizimin e strukturave të saj.

Duke folur nga një prej qendrave të votimit në Berat, ai siguroi se çdo demokrat me teserë do të ketë të drejtën abosolute për të votuar në procesin e sotëm, duke shtuar se nuk do ketë asnjë përjashtim.

“Procesi është i qetë, ka patur pikëpyetje për modalitetet e procesit të votimit, por me vullnetin e kandidatëve dhe udhëzimi nga Komisioni i Rithemelimi. Çdo demokratë që ka një teserë që nga viti ’91, ka të drejtën e votës. Ky proces nuk ka përjashtuar asnjë nga procesi i votimit. Janë të ftuar të gjithë demokratët në 32 vite për të qenë pjesë e kësaj feste në Berat, ka një interes të shtuar.

Lista është gjithëpërfshirëse, janë të gjithë demokratët, nuk kemi përjashtuar asgjë! Do të kemi një pjesëmarrje më të madhe se ajo e Referendumi të 11 dhjetorit. Kjo tregon se interesi i demokratëve është rritur. Kemi patur një numër rekord të demokratëve që kanë marrë pjesë.

Është një proces që ka qëllim bashkimin e demokratëve, rivitalizimi i strukturave dhe bashkimi i të gjithë demokratëve në 32 vite. Në fund të procesit do të kemi një rezultat që do të rrisë më tepër performancën e PD në Berat.

Procesi do të vijojë edhe pas orari zyrtar, për të votuar çdo demokrat dhe demokrate.”, tha ai.


Lajmi kryesor:

‘Rithemelimi’ i Berishës zgjodhi kryetarët në 6 degë! Këlliçi nga Berati: Nuk përjashtohet asnjë demokrat, qëllimi ynë bashkimi


J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?