‘Rithemelimi’ i Berishës zgjodhi kryetarët në 6 degë! Këlliçi nga Berati: Nuk përjashtohet asnjë demokrat, qëllimi ynë bashkimi

Komisioni i Rithemelimit në PD, i udhëhequr nga Sali Berisha, vijon procesin e zgjedhjeve për kryetarët e degëve, ku sot është votuar për kryetarë në 6 degë, pavarësisht se nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj është kërkuar që të ndalet procesi. Procesi i votimit nisi që prej orës 08:00 dhe u mbyll në orën 18:00, teksa ka përfunduar edhe procesi i numërimit dhe janë shpallur emrat e fituesve.

Në Berat u shpall fitues Shyqyri Dura me 46% të votave, në Librazh Ilirjan Alliu me 53% të votave, në Prrenjas u shpall Arjan Karriqi me 61% të votave, në degën 1 Tiranë u shpall fitues Fetah Hasanaj me 76% të votave, në degën 5 Tiranë fitoi Fatmir Myrta, me 47% të votave, ndërsa në degën 8 Tiranë fitues u shpall Gazmend Sallaku, me 64% të votave.

Kandidatët për Kryetarë në degët ku u zhvilluan zgjedhjet dhe fituesit

1. Dega PD Berat

1. Shyqyri Hajrulla Duro, fitues me 46% të votave

2. Ermal Luan Dollani 119 vota 

3. Oltion Ali Merdari 63 vota 

4. Afrim Njazi Merko 159 vota

2. Dega PD Librazhd

1. Ilirjan Alliu fitues me 53% të votave

2.Ndricim Lila

3.Shefki Cota

3. Dega PD Prrenjas

1. Arjan Karriqi, fitues me 61% të votave

2. Ardian Leka

4. PD dega 1 Tiranë

1. Alban Fehmi Petku

2. Fetah Xhemal Hasanaj fitues me 76% të votave

5. PD Dega 5 Tiranë

1. Alfred Tusha

2. Andon Frrokaj

3. Dritan Kociaj

4. Enkeleda Mushi

5. Fatmir Myrta fitues me 47% të votave

6. PD dega 8 Tiranë

1. Gazmend Ahmet Sallaku fitues me 64% të votave

2. Ylli Fadil Subashi

Nga një prej qendrave të votimit në Berat, deputeti i PD Belind Këlliçi tha se procesi i zgjedhjeve nga “Rithemelimi” ka për qëllim bashkimin. Ai shtoi se nga procesi i zgjedhjeve nuk do të përjashtohet asnjë demokrat.

Rithemelimi nuk ka ndërmend që të ndalë procesin e zgjedhjeve për krerët e degëve, ndonëse në platformën e propozuar nga Enkelejd Alibeaj kërkohet që të ndalet çdo proces i riorganizimit të njëanshëm. Një ditë për ‘Rithemelim’ zhvilloi zgjedhjet për 18 kryetarët e degëve, ndërsa kandidati për kryetar i degës së PD-së në Kukës, Irel Elezi, u tërhoq nga gara dhe u shpreh se procesi është i manipuluar, pasi janë manipuluar listat e anëtarësisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:27
Përfundojnë zgjedhjet e 'Rithemelimit' të Berishës, zgjidhen kryetarët në 6 degë

'Rithemelimi' i Sali Berishës ka zgjedhur sot kryetarët e PD në 6 degë. Në berat u shpall fitues Shyqyri Dura me 46% të votave, në Librazh Ilirjan Alliu me 53% të votave, në Prrenjas u shpall Arjan Karriqi me 61% të votave, në degën 1 Tiranë u shpall fitues Fetah Hasanaj me 76% të votave, në degën 5 Tiranë fitoi Fatmir Myrta, me 47% të votave, ndërsa në degën 8 Tiranë fitues u shpall Gazmend Sallaku, me 64% të votave.

Ora 18:34
Zgjedhjet për kreun e degës në Prrenjas, shpallet fituesi

Komisioni i Rithemelimit njofton se është mbyllur procesi i votimi për kreun e degës Prrenjas.

Kryetar i PD Përrenjas u shpall Arjan Karriqi me 61% të votave.

Procesi i votimit dhe numërimit në degët e tjera vijon.

Ora 12:27
Këlliçi nga qendra e votimit në Berat: ‘Rithemelimi’ ka për qëllim bashkimin, asnjë demokrat nuk përjashtohet nga ky proces

 

Deputeti i PD Belind Këlliçi, tha se procesi i “Rithemelimit” ka për qëllim bashkimin e demokratëve dhe rivitalizimin e strukturave të saj.

Duke folur nga një prej qendrave të votimit në Berat, ai siguroi se çdo demokrat me teserë do të ketë të drejtën abosolute për të votuar në procesin e sotëm, duke shtuar se nuk do ketë asnjë përjashtim.

“Procesi është i qetë, ka patur pikëpyetje për modalitetet e procesit të votimit, por me vullnetin e kandidatëve dhe udhëzimi nga Komisioni i Rithemelimi. Çdo demokratë që ka një teserë që nga viti ’91, ka të drejtën e votës. Ky proces nuk ka përjashtuar asnjë nga procesi i votimit. Janë të ftuar të gjithë demokratët në 32 vite për të qenë pjesë e kësaj feste në Berat, ka një interes të shtuar.

Lista është gjithëpërfshirëse, janë të gjithë demokratët, nuk kemi përjashtuar asgjë! Do të kemi një pjesëmarrje më të madhe se ajo e Referendumi të 11 dhjetorit. Kjo tregon se interesi i demokratëve është rritur. Kemi patur një numër rekord të demokratëve që kanë marrë pjesë.

Është një proces që ka qëllim bashkimin e demokratëve, rivitalizimi i strukturave dhe bashkimi i të gjithë demokratëve në 32 vite. Në fund të procesit do të kemi një rezultat që do të rrisë më tepër performancën e PD në Berat.

Procesi do të vijojë edhe pas orari zyrtar, për të votuar çdo demokrat dhe demokrate.”, tha ai.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lulushi: 19/04/2022 04:17

    O belind provo te ikesh ne amerik iken dot?? Se ke dal me shpat te madhe per plakun Sali e fendi,ju doni me e bo nuse me zor ate po sales i kan ra dhamet nga pleqeria

    Përgjigju
  • Andrew: 18/04/2022 19:45

    Nuk eshte ofendim,por vertet Belindi beson te Saliu, tek vetja e tij?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?