Këlliçi premton ujë… jo 24, por 14 orë në ditë: Do jenë me orare të rregullta

Këlliçi premton ujë… jo 24, por 14 orë në ditë: Do jenë me orare të rregullta

Kandidati për kryetar Bashkie, Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati për kreun e Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka bërë një premtim jo shumë të zakonshëm. E ndërsa kandidatë të tjerë zotohen për ujë 24 orë, Belind Këlliçi jo. Në një takim me banorët e kryeqytetit ai tha se do të punojë që t’iu sigurojë banorëve ujë 14 orë.

“Për ujin e pijshëm, ta përmenda vet, është një problem që nuk e keni vetëm ju. Dhe prandaj po ta them dhe një herë që padiskutim do të ndërhyjmë për ta zgjidhur këtë çështje. Nuk ju premtoj 24 orë ujë të pijshëm. Por po të them, minimalisht me pas 14 orë ujë të pijshëm në ditë, të rregullta me orare të përcaktuara, bëhet. Stacioni do të vijë këtu në kufij ku ju duhet juve dhe ku ju shërben juve. Në mënyrë të padiskutueshme është gjëja më e lehtë në botë. Dhe kopshtet dhe një çerdhe patjetër që do ta sistemojmë, do ta ndërtojmë sepse ka territor kjo njësi”, tha ai.

Kjo deklaratë vjen në vazhdën e premtimeve të Këlliçi, ku “kali i betejës” së fushatës së tij është autobusi falas.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare