Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat drejtoi 5 pyetje për inceneratorët ku u theksoi se i Tiranës është një rast flagrant. Ai gjithashtu u shpreh se kryeministri Edi Rama, SPAK dhe policia ndëshkojnë të mjerët e Shqipërisë, ndërsa Zoto, Mërtiri dhe Gugallja shpërblehen me 80 mijë euro në ditë. Këlliçi shtroi më tej se qytetarët ndëshkohen për çështje minimale.
‘E. Ç. një 42 vjeçar nga Kukësi, u arrestua në shtator 2015 pasi transportonte disa viça për të cilët nuk kishte faturë tatimore. Berberi T. H., nga Tirana, po në shtator 2015, u arrestua se nuk lëshonte kupon tatimor pasi qethte apo rruante klientët.
Në disa qindra raste qytetarët shqiptarë janë arrestuar apo ndëshkuar për ‘mustaqet e Çelos’, pra për shkelje minimale.
Po i vodhe shtetit të Rilindjes 10 lekë për një qethje, të hedhin prangat, po përfitove qindra miliona euro nuk të gjen gjë, dhe drejtësia vepron ‘kur të qethen viçat’.
Ky është standardi i Edi Ramës së inceneratorëve dhe drejtësisë së reformuar, e cila me polici kap gjithë të mjerët e Shqipërisë, kurse me SPAK nuk kap asgjë.
Nëse doni një shembull, arrogant e flagrant bashkë, keni inceneratorin e Tiranës.
Edhe pse kompania Integrated "Technology Services" ka ‘qethur e rruar’ qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Madje Zoto-Mërtiri-Gugallja shpërblehen për këtë vjedhje me 80 mijë euro në ditë.
Ne jemi të habitur me këtë standard dhe duam të bëjmë 5 pyetje të thjeshta dhe sqaruese:
- 1. Kur burgoset berberi se qethi pa TVSh, po ‘berberët’ që rruajnë miliona dhe sekserët që lëvizin paratë e Edi Ramës, pse nuk preken?
- 2. Kush po i mbron dhe kush i jep garanci Zotos – Gugalles - Mërtirit?
- 3. Kush vijon t’u çojë milionat në arrati
- 4. Pse kështu, kur dihet që inceneratori, për të cilën janë dhënë paratë, nuk ekziston?
- 5. A mund të ketë arsye tjetër përveç faktit se ndajnë paratë bashkë?
Ky është standardi dhe rekordi në padrejtësi i qeverisë Rama.
Drejtësia duhet të bënte detyrën, duke u dëshmuar shqiptarëve se korrupsioni ndëshkohet, si kur e bën berberi i lagjes, ashtu edhe shpura e kryeministrit.’- u shpreh Këlliçi.
-
Drejtsi dhe spakt kan ber nje pun shume te mire e kjo eshte arsyeja pse u hapen dhe negociatat me BE. Sje ber akoma ti kellco me kerku llogari po mos ndiq hapat e sales se do fundosesh
Përgjigju -
Popo ja dhe ky kellci qe vazhdon ben si mjeshter kur nderkoh sia ka haberin fare. Rama ka ber nje pun shum te mir bashk me drejtsine
Përgjigju -
ju patet fillu me e bo shqiperine te mjere duke e fundosur me idjotsirat e juaja parti e felliqur
Përgjigju -
o kellic le nam o idjot po ik e fli gjum
Përgjigju -
Policia ben detyren kjo eshte e verteta ska lidhje me ramen fare
Përgjigju -
Cfare thot ky mo a eshte ne vete mori krahe kur mbeshteti saliun e tani flet si ai si vjen turp
Përgjigju -
Drejtsia qe me ardhjen e rames ka ber nje pun te shkelqyer duke ven para ligjit kedo qe e meriton pa toleranca, po kur bejn kta sikur iu intereson populli se di dmth se ne pushtet kur ishin e nderiten
Përgjigju -
Po na flet kellci per drejtesi se kur ishin ne kohen e tyre e ndriten punen, rama i ka ber te gjitha sic duhet e sidomos drejtesia qe nuk toleron asnje
Përgjigju -
Do denohen te gjitha ata qe kan ber shkelje sepse reforma ne drejtesi po funksionon sic duhet sidomos koheve te fundit prandaj mos u shqetso shum ti kellic
Përgjigju -
Po ju jeni te paret qe sduhet te komentoni me per punen e rames. Shifni non graden qe keni per kryetar
Përgjigju -
Kush ka ber shkelje do i vi denimi pa merak.Uroj qe dhe juve te pd tju vi sa me shpejt
Përgjigju -
Pdja akoma flet per ramen e punen e tij po harrojne qe e kane partine e vet cope cope
Përgjigju -
Shume mire iua kane bere le te ndeshkohen qto qe kane bere krime
Përgjigju -
Kushdo qe e meriton le te ndeshkohet
Përgjigju












Komente
Komento