Kandidati i Partisë Demokratike së Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Laprakës, në Njësinë nr. 11 në kryeqytet.
Gjobat e policisë bashkiake ishin një ndër ankesat që tregtarët ia shprehën Këlliçit gjatë takimeve në rrugë.
"Ja çfarë kam shitur, 10 mijë lekë të vjetra gjobë nga bashkia" ka treguar një ambulantëve, i dëshpëruar për shkak të ndëshkimit.
"Ja shpëtova këtë radhë, po nesër? Unë një pension të vogël kam. Çfarë t'i bëj shtetit? Fshihem si miu. Kam dalë që në 8 të mëngjesit. Rri 4 a 5 orë për 2 mijë lekë. Kam urdhër më thonë", tregoi një tjetër.
"Një herë shesim, një herë jo. Vjen policia na i merr rrobat. Sot gjithë ditën nuk kemi bërë asgjë", ka rrëfyer një tjetër.
Ndërsa shtrëngoi duart me qytetarët, kandidati i PD-së për kryeqytetin Belind Këlliçi u shpreh se ndryshimin për Tiranën më 14 Maj do ta arrijë me ndihmën e njerëzve të thjeshtë.
"Vetëm me ndihmën e njerëzve të thjeshtë do ta arrij fitoren. Nuk do të jetë fitorja ime por e njerëzve të thjeshtë", u shpreh Këlliçi.
Turi i takimit të kandidatit të PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, ka si qëllim dëgjimin e problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve të Tiranës përmes takimeve të drejtpërdrejta në terren.
Në bazë të dëgjesave me qytetarët do të ndërtohet edhe programi për zgjidhjen e problematikave në çdo lagje të kryeqytetit.
Ky eshte rrote k” ari krejt
PërgjigjuJe nje yrap nuk e ke showin. Shkon me emonomine e tregut apo shkon me o.., e benes se Betush Tritolit…?
Përgjigju