Kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijon takimet me qytetarët. Ditën e sotme ai është takuar me banorët e rrugës Todi Shkurti dhe Petro Nini Luarasi në Tiranë, ndërsa ka biseduar me ta për problemet që hasin apo pritshmëritë që kanë për pushtetin vendor.
“Më 14 Maj e kemi vetë në dorë të largojmë Veliajn. Pas 14 Majit nuk do të ketë më as gjoba dhe as sekuestrim të mallit”, tha Këlliçi.
Në kuadër të turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”, Këlliçi ka dëgjuar ankesat e banorëve për rrezikun e depozitave të ujit mbi pallate.
“Njerëzit janë të mërzitur. Më shumë janë të mërzitur mbi rritjen e çmimeve. Rinia po ikën. Po na ikin fëmijët. Gocën e madhe e hoqën nga puna dhe më iku në Gjermani. Duam ndryshim”, tha një qytetar.
Ky nuk me bind fare zero besushmeri!!
Përgjigju