Modelja e suksesshme Kelly Brook ka postuar një foto në rrjetin social Twitter, ku duket që është inspiruar nga aktorja italiane me famë botërore, Sophia Loren.

Kjo ka qenë një nga fotot e shkëputura nga kalendari, ku imazh kryesor do të jetë modelja seksi.

kelly brook

E veshur me një palë të brendshme në ngjyrë të zezë, ndërsa flokët i mbante me onde të hapura dhe duart e mbështetura në bel, Kelly dukej mjaft në formë dhe elegante.

kelly brook

Ajo është shprehur mjaft e ngazëllyer për kalendarin e vitit 2014 që ptitet të realizojë, madje ka postuar dhe një shkrim në rrjetin social Twitter.

“Duke punuar për setin fotografik të kalendarit 2014, kjo foto është inspiruar nga Sophia Loren”, ka shkruar modelja bukuroshe.

(b.t/shqiptarja.com)