U diskutua shumë në media fejesa e modeles Kelly Brook me David Mclntosh të hënën e kaluar, por askush nuk kishte parë një unazë fejese në gishtin e saj.
Në këtë mënyrë shumë ishin kuriozë e shumë të tjerë mosbesues në lidhje me këtë gjë.
Më në fund Kelly i “qetësoi” të gjithë ata që ishin shqetësuar duke ekspozuar unazën e fejesës.
Ajo u fotografua kur po dilte nga palestra me të fejuarin e saj, ku nuk kishte si të mos binte në sy unaza në dorën e saj.
Angela, motra e Mclntosh ka deklaruar në media se vëllai i saj është një familjar i devotshëm dhe se dëshiron të ketë fëmijë me modelen Brook.
Më tej Angela ka theksuar se vëllai i saj nuk është një don zhuan dhe se ai dëshiron një marrëdhënie serioze me modelen angleze.

(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com