Modelja angelze Kelly Brook ka prezantuar koleksinin e katërt të bikinëve “New Look”.

Ajo është inspiruar nga moda e viteve 50-të për të sjellë këto veshje të reja plazhi me të cilat modelja duket mjaft seksi.

Kelly ka pozuar me bikini të ngjyrave dhe modeleve të ndryshme në një pishinë, ndërkohë që ka treguar linjat bombastike.

kelly brook

Vijat marinare, e kuqja dhe e bardha kanë qenë ngjyrat dominuese të kësaj linje të re.

Së fundmi Kelly ka qenë më shumë e pranishme në Los Angelos ku ka qëndruar pranë të partnerit  të saj David Mclntosh, me të cilin ka vetëm disa javë që është fejuar.

Linja e fundit e dizajnuar nga modelja ka qenë gjatë muajit shkurt për Shën Valentin.

Ajo gjithashtu ka prezantuar një linjë të brendshmesh edhe për Krishtlindje.

(b.t/shqiptarja.com)