“Nderi i Kombit”, është titulli i dhënë nga presidenti Bujar Nishani për Majlinda Kelmendin, dy herë kampione bote në sportin e xhudos. Kreu i shtetit shqiptar vlerëson se sportisten për veprimtarinë e saj në sportin e xhudos duke marrë dy medalje. Sipas kreut të shtetit shqiptar, emri i shqiptarit është radhitur në mënyrë të denjë përkrah më të mëdhenjve të botës së sportit.
“Dëshiroj t’ju uroj mirëseardhjen dhe të shpreh kënaqësinë time të veçantë që, më së pari, takohem me sportistë, me përfaqësues të denjë të sportit, artit, kulturës, të trashëgimisë sonë kulturore, të cilët çdo ditë me angazhimin, punën dhe arritjet e tyre japin një kontribut shumë të madh, japin një kontribut shumë të madh në lartësimin përmes sportit, përmes kulturës, të emrit të shqiptarit”, deklaroi Nishani.
Sipas tij Kelmendi po bën një përfaqësimin dinjitoz për Kosovën. “Me sigurinë më të madhe mund të them sot që, krahas asaj pune të madhe që bën sot në tërësi populli në Kosovë, institucionet e saj, Majlinda si dhe shumë sportistë të tjerë, artistë, shkencëtarë të Kosovës sot janë ambasadorët më të mirë të saj”, deklaroi Nishani.
Për sportisten kosovare kjo dekoratë është një vlerësim i madh për të, pavarësisht se ajo është nga Kosova.
“Dëshiroj të falënderoj Presidentin zotin Bujar Nishani për këtë dekoratë! Është nder, kënaqësi dhe privilegj shumë i madh për mua që sot shpallem ‘Nderi i Kombit’. Është e vërtetë që unë vij nga Kosova, kam lindur në qytetin e Pejës, dhe karrierën si sportiste e kam filluar aty, dhe vazhdoj aktivitetin tim aty, mirëpo mendimi im është që, nuk ka rëndësi se nga cili vend vijmë; nga Kosovë, Maqedonia apo Shqipëria. Ne jemi të gjithë shqiptarë, kemi të gjithë një gjak dhe Shqipëria është shteti ynë dhe Presidenti i Shqipërisë është Presidenti i të gjithë ne. Kështu që, faleminderit dhe një herë dhe ky është një inkurajim shumë i madh për mua”, tha Majlinda Kelmendi.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
45.6%
-
Jo
43.8%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 2381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Italia 'shkërmoq' 4-1 Izraelin, Franca fiton në Bruksel! Gjermania mposht Holandën, Ukraina dhe Çekia i bëjnë 'nder' Shqipërisë
14 Tetor, 22:48
-
Plagosi për vdekje 15-vjeçarin në Shkodër, Policia arreston autorin
14 Tetor, 22:47
-
Dash Shehi debat me Blushin: Edi Rama bëri president Ilir Metën, ne ishim në çadër! Ti më gjykon mua?! Kam 30 vjet në opozitë, ti thua a jam
14 Tetor, 22:30
-
Aksident në Fushë Krujë - Milot, përplasen 5 makina! Plagoset një nga drejtuesit
14 Tetor, 22:19
-
Vlorë/ Iu fundos skafi plastik i peshkimit në mes të detit, Guardia di Financa shpëton 2 peshkatarët, i shoqëruan në port
14 Tetor, 22:17
-
'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!
14 Tetor, 22:12
-
Kurti takon Scholz, kërkon mbështetje nga Gjermania për largimin e masave të BE-së
14 Tetor, 22:05
-
Pasi e mposhti në fushë, Daku i merr edhe fanellën Kvaratskhelias
14 Tetor, 22:01
-
'Ti ke bërë karrierë duke shajtur Berishën?', Lita debat të ashpër me Blushin: Të paguan Luli, ke ardhur në studio si mercenar i tij
14 Tetor, 21:57
-
Disa arsye pse të flesh i uritur mund të jetë një ide e keqe
14 Tetor, 21:53
-
Kush është opozita reale? Dashamir Shehi: Jam i hapur të bashkëpunojmë! Blushi: Çfarë të reje sjellin partitë e reja? Kanë urrejtje Sali Berishën
14 Tetor, 21:46
-
Shëngjin/ Përplaset me makinën e parkuar, mjeti përmbyset në mes të rrugës! Plagoset drejtuesi (VIDEO)
14 Tetor, 21:33