FIER- 53-vjeçari Riza Idrizi është vënë në prangat e plicsë ditën e sotme pasi këmbente para pa licencë.

Idrzi u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, në lagjen "Apollonia", duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi R. I. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.