TIRANË- Rregullat e qarkullimit rrugor nuk thyhen vetëm nga përdoruesit e automjeteve, por dhe nga përdoruesit e biçikletave, madje jo të pakta janë dhe rastet e shkeljeve nga vetë këmbësorët. Report Tv bëri një vëzgim në rrugët e kryeqytetit ku hasëm qyetetarë në korsinë e biçikletave. 

Vetë drejtuesit e biçikletave tregojnë se sa shumë stres krijon dhe sa e lodhshme shndërrohet kjo problematikë e shkaktuar kryesisht nga papërgjegjshmëria individuale e qytetarëve.

Këmbësorët që po ecnin qetësisht në korsinë e biçikletave nuk i shpëtuan vëzhgimit me kameran tonë, por më pas ai reflekoi dhe u kujtua se duhet të zbatojë rregullat e lëvizjes në rrugë.

Burime nga policia rrugore thanë se është diskutuar të ndërmerret një nismë ligjore për ndryshimin e Kodit rrugor ku do të parashikohet gjobëvënie për të gjithë këmbësorët që thyjnë rregullat e qarkullimit rrugor, por nuk ka një afat se kur këto ndryshime do të konkretizohen e më pas të zbatohen.