Fosili tregon përshtatjen e këmbëve për të hapur strofulla, jo për të notuar, duke na përforcuar idenë se evoluimi i tyre ka ndodhur në tokë. Ky debat rrjedh nga idetë mes paleontologëve dhe kërkuesve që pretendojnë se gjarpërinjtë janë zhvilluar nga zvarranikët e ujit. Një nga zbuluesit dhe studiuesit e këtij rasti, doktor Nick Longrich i Universitetit Bath tregon për BBC se ky është fosili më primitiv i gjetur ndonjëherë i llojit të gjarpërinjve, dhe sipas tij duket qartë që nuk është specie uji.
Ai shpjegon më tej se bishti i kësaj krijese nuk ishte në formë lopate për të notuar, ashtu si krijesat detare, dhe për më tepër nuk janë gjetur as shenja pendësh, duke bërë që struktura e tij me turi të shkurtër të përafrohet më tepër me zvarrankët e tokës që gërmojnë strofulla