Këmbim valutor/ Leku fiton pikë me dollarin, humb ndaj euros


TIRANE, 2 Shkurt  /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, sot Leku forcoi pozitat ndaj dollarit dhe humbi pikë me euron, krahasur me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës Qëndrore, një euro këmbehet sot me 139.73 lekë, ose 0.01 lekë më shume se një ditë më parë. Ndërsa dollari vazhdon të dobësoj lehtë pozitat në këmbim me Lekun, duke humbur 0.09 lekë më shumë se diten e premte.
Të hënën, dollari u këmbye në tregun vendas me 123.26 lekë. Kambistët shprehen se ecuria e tregut valutor vendas reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare. Ndërsa në tregjet ndërkombëtare dollari ka vazhduar të fitojë pikë më shumë se ç'ishte parashikuar në fund vitin 2014.
Këtë fillim jave që përkon dhe me fillimin e muajit shkurt, valutat kryesore dollari dhe euro  këmbehen me vlera më të larta, krahasur me fillimin e muajit janar . Sipas kursit zyrtar në Bankën e Shqipërisë të hënën me 5 janar 2015 një dollar këmbehet me 115.23 lekë ndaj 114.65 lekë që ishte në javën e fundit të muajit dhjetor 2014, duke shënuar kështu nivelin më të lartë të arritur ndonjëherë përballë lekut shqiptar. Këtë fillim viti edhe monedha europiane euro është forcuar. 1 euro këmbehet me 140.14 lekë nga 139 që ishte një javë më parë, ne fund te dhejtorit,
Viti 2015, sSipas kursit të BSH-së,ka nisur me  zhvlerësimin e monedhës shqiptare ndaj të gjitha monedhave të tjera të huaja, siç është paundi britanik, jeni japonez apo franga zvicerane. e,xh./a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen