TIRANE, 12 Shkurt /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten në mesditë Leku fitoj pikë ndaj dollarit amerikan dhe dobësoi pozitat ndaj euros.
Sipas kursit zyrtar të publikuara nga Banka Qendrore, dollari u këmbye me 123.73 lekë ose me 0.28 lekë më pakë se një ditë më parë. Ndërsa euro ka vazhduar rritjen e saj. Gjatë së enjtes monedha europiane u forcua me 0.01 lekë duke u këmbyer me 140.27 lekë.
Në tregjet ndërkombëtare euro ra 0.2 % kundrejt dollarit, i cili vazhdon të ruajë pozita të forta që prej fillimit të këtij viti, ndaj valutave të huaja. Ecuri e cila reflektohet edhe ne tregun vendas. e.xh/ /a.g/