Këmbim valutor- Leku vlerësohet ndjeshëm ndaj valutave kryesore


TIRANE, 27 Korrik /ATSH/- Sezoni po favorizon forcimin e lekut kundrejt valutave. Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku fitoi pikë dhe u vlerësua ndjeshëm ne kembim me dy valutave kryesore, euro dhe dollar.
Të hënën në mesditë, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbëhej me 139.48 lekë, ose 0.14 lekë me pak se nje dite me pare, duke arritur nivelin më te ulët te kembimit me lekun gjatë këtij vitit.
Ne tregun valutor, rënie më të thellë shënoi dollari, që u këmbye sot me 126.01 lekë, ose 1.56 lekë më lirë se ne fundjave.
Përgjithësisht, në dy javët e para të korrikut monedha shqiptare forcohet si rrjedhojë e efekteve sezonale (rritjes së prurjeve nga emigrantët dhe turistët). e,xh/ /a.ke/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti