TIRANE, 31 Janar /ATSH/-Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fundjavë leku ka shënuar ecuri të qëndrueshme në këmbim me valutat kryesore euro dhe dollarë, kundrejt një dite më parë.
Edhe të shtunën sipas aktorëve të tregut valutor euro këmbehet me 139.70 lekë. Ndërsa dollari ka vijuar të vlerësohet shumë lehtë duke u rritur me 0.02 lekë, krahasuar me një ditë më parë.
Monedha e gjelbër këmbehet me 123.33 lekë. Ekspertët vlerësojnë se qëndrueshmëria e lekut është e lidhur me trendin që ndjek ecuria në bursat ndërkombëtare ndërsa vlerësojnë ata dhe politikën e kujdesshme monetare që po ndjek Banka e Shqipërisë, luan rol kryesorë.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 123.33 +0.02
EURO EUR 139.70 - 0.00
Paundi Britanik GBP 186.02 + 0.12
Franga Zviceriane CHF 133.77 0.00e,xh/ /a.g/