Kryeministri Edi Rama thotë se shteti ka mbrojtur interesin e qytetarëve në projektin për ndërtimin e resortit në Zvërnec, duke theksuar se administrata shqiptare e ka kthyer mbrapsht projektin e vjetër. Sa u takon pretendimeve për pronësinë, Rama tha se ato janë legjitimi, pro zgjidhen në gjykata.

“Investitorët kanë angazhuar ekselencën botërore në arkitekturë, inxhinieri, mjedis dhe në aspektin juridik, ndërkohe që ne do tua tregoj hapat. Kemi mbrojtur interesin tuaj, të vendit, dhe kemi bërë detyrën jo thjesht proceduralisht, por profesionalisht dhe patriotikisht. Kam parë imazhe, kam parë pallte të projektit, ku i kemi gjetur? Ato nuk kanë lidhje. Projekti i vjetër është rrëzuar nga administrata shqiptare, iu është kthyer mbrapsht. Iu është thënë kemi kërkesa të larta dhe duam standarde shumë të larta. Jo se ishte i keq, por ne donim më shumë për ju, jo për vete. Për vete si për ju. Toka është e regjistruar në hipotekë prej shumë vitesh dhe negociatat me pronarët, transaksionet janë çështje mes palëve, s’kemi hyrë, s’ka qenë nevoja të hyjmë dhe s’kemi pas asnjë interes të hyjmë. Jemi të interesuar te Sazani, për të cilin ende nuk kanë përfunduar negociatat, ne duam pjesën e shtetit shqiptar dhe do negociohet. Rrethimi i pronës është bërë bazuar tek leja e zhvillimit, nuk është leja e ndërtimit. Rrethimi i pronës është e drejtë e çdo pronari kur merr lejen e zhvillimit. Nga ana tjetër, a ka pretendime për pronësi mbi atë territor. Pretendimet janë legjitimime, por ato zgjidhen ne gjykata. Nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbetet pezull mbi titujt e pronësisë dhe mbi zhvillimet”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’, Rama: Investim 4 mld euro nga Katari, Pishë-Poro zonë e mbrojtur kategoria 5, por lejon zhvillimin! Toka iu ble pronarëve, policia t’i arrestonte në vend ata që morën zvarrë qytetarin