‘Kemi më shumë përvojë se Partizani’, trajneri i Qarabag: Ndeshjen e kthimit të luajmë me qetësi

‘Kemi më shumë përvojë se Partizani’, trajneri i Qarabag: Ndeshjen e kthimit të luajmë me qetësi

Trajneri i Qarabag, Qurban Qurbanov, ka folur sot për mediat para takimit të kthimit për turin e parë eliminator të Champions League kundër Partizanit.

- A do e eleminojë Qarabag kampionen e Shqipërisë?

“Rivali ynë është shumë serioz dhe i disiplinuar. Mbrohen mirë dhe me agresivitet, dhe kjo na hapi punë në ndeshjen e parë. Partizani kundërsulmon rrezikshëm. Nga deklaratat e kundërshtarit, ata janë gati të fitojnë dhe të kalojnë në raundin tjetër. Do jetë ndeshje e fortë, por do provojmë të luajmë me mendjen e kthjellët. Do kërkojmë të kënaqim tifozët me një ndeshje të mirë.”

- Do ndikojë eksperienca në Europë e Qarabag në ndeshjen e kthimit përballë Partizanit?

“Po, ne kemi përvojë në Europë, në një farë mënyrë kjo bën avantazh. Sidoqoftë, jam i shqetësuar kur arrin suksesin, dhe vjen një kohë që ka edhe dështime. Por, përvoja duhet të na ndihmojë.”

- Fakti që Qarabag luan ndeshjen e kthimit në shtëpi do ndikojë në lojë dhe rezultat?

“Mund të flitet gjatë për këtë temë. Por, nuk dua që të jetë diçka kryesore çështja e stadiumit. Ndoshta mund të ketë pak efekt negativ, por sidoqoftë, jemi para tifozëve tanë. Tifozët dhe futbollistët duhet të përgatiten për ndeshjen.”

- Po nëse 90 minuta nuk mjaftojnë dhe ndeshja shkon me penallti?

 “Në ture me ndeshje kthimi, edhe penalltitë janë pjesë e lojës. Të dyja skuadrat duhet të jenë të përgatitura për këtë. Por, nuk po i vë në presion lojtarët. Përkundrazi, e kuptoj shumë mirë rëndësinë e ndeshjes. Nuk mendoj se është mirë të mendohet që pa nisur ndeshja për penalltitë.”

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane