Presidenti amerikan, Donald Trump
Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Në fjalën e tij në Bordin e Paqes, Trump deklaroi se nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme, sa kohë Irani ka bombë bërthamoere.
Trump u shpreh se SHBA dhe aleatët janë të përkushtuar për paqe në Gaza.
“Kemi punë për të bërë ende me Iranin, nuk mund t’i lejojmë të kenë armë bëthamore. Nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme, sa kohë Irani ka bombën bërthamore. Këtë ua kemi thënë me fjalë të ashpra. SHBA dhe partnerët kanë dërguar ndihma humanitare në Gaza, siç nuk janë parë më përpara. Kemi arritur të sjellim shumë njerëz të rinj në këtë organizatë. Po punojmë me OKB, do flas edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të. Më fikën teleprompterin herën e fundit, nuk kisha teleprompter. Kisha fjalimin më të mirë të mundshëm të përgatitur. Së bashku ne jemi të përkushtuar për të arritur paqe në Gaza. Shumë vende që nuk kanë lidhje me këtë zonë, por janë afër saj, janë të interesuar për paqe në Lindjen e Mesme. Janë dy vende që donin të luftonin kundër Hamasit. Por u kam thënë që ata do t’i heqin armët", tha ai.
Lajmi kryesor:
Bordi i Paqes, Trump: 17 mld dollarë për rindërtimin e Gazës! Rama mbron UÇK: Gjyq i turpshëm ndaj çlirimtarëve










