'Kemi shanse të jemi pjesë e Europianit', Armand Duka flet për të ardhmen e Rejës

'Kemi shanse të jemi pjesë e Europianit', Armand Duka flet për të ardhmen e Rejës

Armand Duka dhe Edi Reja

Kombëtarja shqiptare e futbollit mësoi kundërshtarët për kualifikueset e Europianit 2024. Kuqezinjtë  u shortuan në grupin E me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. Nga Frankfurti ka folur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Për kreun e futbollit, kuqezinjtë kanë shanse reale dhe mund të jenë pjesë e Euro 2024. Në fund një koment edhe për të ardhmen e trajnerit Edi Reja që i skadon kontrata këtë nëntor me kuqezinjtë.

"Çfarë mendon për shorti? Të gjitha skuadrat janë të mira, i pranueshëm. Grupi B dhe C ishin të vështirë, në grupin tonë mund të luhen ndeshjet dhe mund të bësh çdo rezultat. Është real objektivi për të qenë pjesë e Euro 2024.

Jeni përkrah trajnerit, cila do të jetë e ardhmja e Rejës? Jemi për shortin dhe më pas do të diskutojmë për vazhdimin, siç e kemi bërë gjithnjë me trajnerin. Do të bisedojmë për më të mirën e Shqipërisë. Nuk mund të mendosh nga shorti që je kualifikuar, por duhet të shohësh fushën. Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm. Tani nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq se më parë. Janë skuadra të forta, Polonia është pjesëmarrëse në Botëror, edhe Moldavia e Ishujt Faroe janë në rritje.

Kujt i druhesh më shumë? Moldavia dhe Ishujt kanë diferencë nga Polonia e Çekia, po të ishin më të forta do të ishte më mirë, pasi objektivi i tyre tashmë do të jetë Shqipëria.

Fitoret 1 milionë euro? Grupi me pësë është më pak impenjativ dhe nuk kam pishman për skuadrën e gjashtë për shkak të përfitimit financiar, e dëshiroja të ishim në një grup me pesë”, tha Duka.

 

Grupi E - Poloni, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavi

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tifozi: 09/10/2022 18:26

    edi rene e falenderojme,,,por tani i ka ardhur koha te iki ne itali te rrije e te gezoje pensionin ....gzacie...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun