'Kemi shpëtuar jetët e 124 mijë njerëzve', ambasadorja Kim falenderon Shqipërinë për strehimin e afganëve! Blinken: Mirënjohje aleatëve

'Kemi shpëtuar jetët e 124 mijë njerëzve', ambasadorja Kim falenderon Shqipërinë për strehimin e afganëve! Blinken: Mirënjohje aleatëve

Ambasadorja Yuri Kim

124 mijë njerëz janë shpëtuar nga talebanët duke u zhvendosur nga Afganistani drejt vendeve të sigurta. Shifrëqn e bën me dije ambasadorja e SHBA Yuri Kim e cila ka falenderuar sërish  Shqipërinë për ndihmën e dhënë.

Përmes një postimi në rrjete sociale Kim është shprehur se falë vendeve mike si Shqipëria është bërë i mundur evakuimi dhe zhvendosja e 124,000 njerëzve në vend të sigurt, përfshirë ketu dhe 6,000 qytetarëve amerikanë.

“SHBA mobilizoi një përpjekje të madhe, globale përmes kanaleve diplomatike për të evakuuar qytetarët amerikanë, personelin nga vendet partnere dhe afganët në rrezik. Me ndihmën e miqve si Shqipëria, ne kemi zhvendosur 124,000 njerëz në vend të sigurt, përfshirë 6,000 qytetarë amerikanë”, shkruan ambasadorja.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në mesazhin e tij ka falënderuar të gjitha shtetet që morën pjesë në operacionin e largimit të afganëve.

Dua të falënderoj aleatët dhe partnerët tanë. Ky operacion ishte një përpjekje globale në çdo mënyrë. Shumë vende kontribuuan në transportin ajror. Disa tani po shërbejnë si vende tranzit, duke lejuar që të regjistrohen dhe të përpunohen gjatë rrugës për në destinacionet e tyre përfundimtare. Të tjerët kanë rënë dakord të zhvendosin refugjatët afganë, dhe ne shpresojmë që më shumë do ta bëjnë këtë në ditët dhe javët në vazhdim. Ne jemi vërtet mirënjohës për mbështetjen e tyre” shkruan ai duke përmendur edhe Shqipërinë.

Numri total i refugjatëve afganë që kanë ardhur në vendin tonë ka shkuar në 644. 'Qytet Studenti' shërben vetëm si një vend tranzit për afganët, deri sa të përfundojnë procedurat e regjistrimit në polici dhe më pas mund të largohen në hotele. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga qeveria Rama. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët. Pritet që në Shqipëri të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptari: 06/09/2021 20:46

    po e kim dhe shkateruat jeten e 40 milioneve te tjere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë