TIRANE - Një kënd lojërash për fëmijë do të ndërtohet në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, punimet per te cilin kane nisur me 10 shkurt e pritet te perfundojne per 6 muaj. 

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj inspektoi punimet kete te hene ku sqaroi se për realizimin e këtij projekti nuk preket parku i gjelber i Liqenit, por parashikohet të zhvendosen vetëm disa pemë të sëmura, për tu mbjellë më tej 3 mijë pemë të reja.

 “Ne do të zhvendosim disa pemë, kemi sot edhe një teknologji, e cila i zhvendos pemët. Për pemët që janë të sëmura, që pasi certifikohen si pemë që janë të rrezikshme, pra kanë një kënd më të ulët se 45 gradë e që mund t’i bjerë dikujt, ka një procedurë sipas së cilës inspektorët tanë të pyjeve vlerësojnë nëse ajo pemë mund të qëndrojë. Ato pemë hiqen me kujdes, kur janë të rrezikshme dhe të tilla ka nëpër të gjitha rrugët e Tiranës, ku ne kujdesemi që të krasiten apo të mos kemi dëmtime të kësaj natyre. Do të zhvendosim tre pemë dhe do të mbjellim 3000 pemë. Siç keni parë, edhe në hapësirën që u lirua tek ana tjetër e liqenit, ne patëm një mbjellje të pemëve në atë zone”, - tha Veliaj.

Për këtë projekt pati reagime të shoqërisë civile dhe opozitës në rrjetet sociale të cilat ngritën zërin për prerje të pemëve në mënyrë të "fshehtë" nga ana e Bashkisë. Ndaj Veliaj ka sqaruar se projekti është prezantuar prej tij në mesin e qytetarëve qe prej muajit tetor.
 
“Ne kemi një opozitë që edhe pse këtu ka ditë që ka nisur puna e zbulon për Shën Valentin që po punohet te liqeni, sepse hyjnë tek kategoria e njerëzve që liqenin e shijojnë vetëm për Shën Valentin. Ne duhet t’u themi këtyre të SHQUP, që ne vijmë përditë tek liqeni dhe kjo është një pjesë e Tiranës, 364 ditë të vitit. Besoj se një hapësirë më të bukur dhe familjare se sa kjo që po përgatisim këtu, Tirana ka vite që e pret dhe nuk e ka pasur kurrë! Më vjen mirë që për të gjithë ata që mbështesin këtë vizion, të të bërit të një qyteti të jetueshëm dhe nuk përqafojnë një histeri kolektive e cila shuhet pasi dalin projektet dhe bukuria që i sjell Tiranës, unë besoj se këtu duhet ta kemi vëmendjen, tek këta qytetarë. Ky është një projekt për 200 mijë fëmijët e Tiranës, jo për 20 këshilltarët e partisë që e kishte Tiranën për 4 vjet dhe nuk e bëri dot. Nuk politizohet çdo vepër e mirë për të krijuar histeri. Unë dua të bëj histori, ata në Tiranë bënë histeri dhe këto janë dy botëkuptime të ndryshme", - u shpreh Veliaj.
 
Këndi i lojërave parashikon hapësira për alpinizëm, pingpong basketboll, dhe një mini-tren që shëtit nëpër park.

"Disa do të targetojnë fëmijët e vegjël, (1-3 vjeç) ku do të kemi sheshe ku ata luajnë me rërë të imët dhe sigurisht nuk dëmtohen, nën kujdesin e prindërve; do të kemi disa hapësira për ata që janë fëmijë pak më të rritur, ku mund të kacavirren për një mini-alpinizëm, ku mund të luajnë ping-pong, ku mund të mësojnë basketbollin sipas gjatësisë. Sigurisht, edhe për vogëlushët do të kemi disa lojëra që janë më të përshtatshme, një mini-tren që shëtit nëpër park dhe u tregon atyre më shumë nga natyra”, përfundoi kryebashkiaku Erion Veliaj.

kendi lojrave te liqeni

kendi lojrave te liqeni

kendi lojrave te liqeni

kendi lojrave te liqeni

kendi lojrave te liqeni

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)