Protestat e Shoqërisë Civile për mbrojtjen e Parkut të Liqenit, kanë nisur që 4-vjet më parë, kur në krye të Bashkisë së Tiranë ishte Lulzim Basha.
 
Një grup aktivistësh, rrethuan në mënyrë simbolike kufirin e parkut, për të treguar që kjo hapësirë e gjelbër e kryeqytetit, të kthehej në Zonë të Mbrojtur, në mënyrë që brenda saj të mos bëhen ndërtime.
 
Pas "rrethimit" të Parkut, përfaqësuesit e Shoqërisë Civile janë zhvendosur më pas te kryebashiaku i atëhershëm, Lulzim Basha, për t'i propozuar këtë zonë si Zonë të Mbrojtur. E njëjta kërkesë i është dërguar dhe Ministrit të Mjedisit atëherë, Fatmir Mediut.
 
Sot pas 4-vitesh, Shoqëria Civile po proteston për të njëjtën hapësirë e cila sipas tyre rrezikohet të betonizohet, ndonëse sipas Bashkisë së Tiranës, aty do të ndërtohet një kënd lojërash për fëmijë.  

parku
(Protesta tek parku në kohën kur bashkia drejtohej nga Basha)

Redaksia online
Shqiptarja.com