Një grup aktivistësh të shoqërisë civile e kanë kaluar mbrëmë natën tek parku i liqenit, ndërsa mësohet se janë konfrontuar me përfaqësuesit e kompanisë së ndërtimit Kasel shpk.

Nga përplasja dyshohet se është dhunuar aktivisti, Eljan Tanini. Ndërkohë pavarësisht incidentit forcat e policisë nuk kanë ndërhyrë sipas dëshmitarëve tek parku i liqenit.

Një ditë më parë përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë protestuar sërish tek Parku i Liqenit Artificial, ku sipas tyre parkut po i futet një hekurudhë betoni qe do te sherbeje per trenin e femijeve..

Në protestën e thirrur me urgjencë, pas rinisjes së punimeve nga ana e kompanisë, përfaqësuesit e shoqërisë civile shtuan se, Bashkia e Tiranës nuk ka marrë parasysh kërkesat e tyre dhe se nuk ka bërë publik projektin.

Ervin Goci është shprehur se, “Parkut iu fut në mes hekurudha e betonit. Bashkia nuk ka marrë parasysh kërkesat tona. Bashkia nuk ka bërë publik projektin për qytetarët”.

protestuesit te liqeni me batanije

protestuesit te liqeni me batanije

protestuesit te liqeni me batanije

protestuesit te liqeni me batanije

protestuesit te liqeni me batanije

protestuesit te liqeni me batanije


Vijon........

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)