TIRANE-Sot këndi i lojërave në Parkun e Liqenit është një hapësirat më të vizituara nga fëmijët edhe prindërit.
 
Ndërkohë që një vit më parë ky kënd ishte kthyer në një objekt sulmesh politike dhe arenë përplasjesh fizike mes opozitës së djathtë dhe një pjese të shoqërisë civile.
 
Është vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ka kujtuar këtë ditë, si simbol i përpjekjeve të politikës për të përfituar kapital politik edhe kur bëhet fjalë për punë publike në shërbim të fëmijëve.
 
“Si sot, në 3 Mars 2016 nisën çadrat, pisqollat e vandalizmat kundër lodrave te Liqeni. Ja ku jemi sot, 3 Mars 2017. Pamjet flasin vete”, ka shkruar kryetari i bashkisë Veliaj në rrjetin social Twitter ku dhe publikoi disa fotografi nga dita e parë e përurimit të këtij këndi gjatë vitit të shkuar.

[gallery]21306[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com