“Këndvështrime të reja mbi artin pamor në Shqipëri”, tema e cikleve të seminareve të GKA-së

/ ATSH- Klajdi Musabelliu / - "Këndvështrime të reja mbi artin pamor në Shqipëri" titullohet cikli i seminareve artistike që Galeria Kombëtare e Arteve do do të mbajë përgjatë 4 datave,  13 nëntor(ora 12:00), 19 nëntor (ora 15:30), 26 nëntor dhe 3 dhjetor ora 15:30 në ambientet e Bibliotekës së GKA-së.
Dhe duke nisur që prej të premtes së 13 nëntorit,  e duke vazhduar çdo të enjte deri më datën 3 dhjetor, historiani dhe kritiku i artit Oltsen Gripshi në këto seminare të organizuara nga artisti, do të shtjellohen tematika të ndryshme mbi artin pamor në Shqipëri.
Vetë GKA thekson se synimi i këtij aktiviteti është të nxisë një përqasje të re, se si është zhvilluar dhe evoluar arti pamor shqiptar.
Ekspozita Images & Objects. Foto arkiv ATSH Agim Dobi
Ndërkohë që historian dhe kritiku i artit Oltsen Gripshi dhe GKA fton dhe nxit pjesmarrjen e profesionistëve të fushës, studentëve dhe artëdashësve, me qëllimin e vetëm atë të orientimit drejt artit, kulturës dhe vetë institucionit të Galerisë Kombëtare të Arteve.
Programi dhe temat e seminareve sipas datave do të jetë  "Peizazhi bibliko-filozofik i Kol Idromenos në "Rrugët e jetës"(13 nëntor ora 12:00),  "Peizazhi shqiptar mes impresionizmit të Vangjush Mios dhe kubizmit të Ibrahim Kodrës"(19 nëntor  ora 15:30), "Poliedriciteti i Dhimitër Theodhorit, mishërimi i një artisti të madh"(26 nëntor ora 15.30), dhe "Psikologjia e imazhit në një joshje të ndërsjelltë mes artit dhe reklamës bashkëkohore"(3 dhjetor ora 15.30)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social