Kënga ‘e fundit’ të Beatles e prodhuar nga AI

Kënga ‘e fundit’ të Beatles e prodhuar nga AI

Paul McCartney

Falë inteligjencës artificiale, McCartney shpall këngën 'përfundimtare' të Beatles.

Ish-Beatle, Paul McCartney dëshiron të publikojë sërish këtë vit një kompozim nga ish-shoku i tij i grupit, John Lennon, si kënga "të fundit" të Beatles. Kënga është realizuar duke përdorur inteligjencën artificiale.

Paul McCartney ka njoftuar se do të publikojë një këngë "të fundit" të  Beatles duke përdorur inteligjencën artificiale. Kënga do të publikohet këtë vit, tha ish-Beatle, i cili mbush 81 vjeç të dielën, në një intervistë për BBC Radio 4.

Duke përdorurinteligjencën artificiale (AI), u bë e ditur se është arritur të përfundohet një regjistrim i vjetër demonstrues i John Lennon-it, i cili vdiq në vitin 1980. McCartney nuk e dha titullin e këngës, por BBC supozon se ai fjala është për kompozimin e Lennon-it "Tani dhe më pas" të vitit 1978.

Kënga me sa duket e ka origjinën në një kasetë të Lennon-it

Sipas BBC, kaseta që përmban këngën iu dha McCartney-t në vitin 1994 nga e veja e Lennon, Yoko Ono, dhe Lennon-i e kishte përfunduar kasetën me këngë të tjera për McCartney-n, pak para së të vdiste.

Dy nga këngët në këtë kasetë - "Free as a bird" dhe "Real love" - janë publikuar tashmë në vitet 1990. Një riregjistrim i "Tani dhe pastaj" thuhet se dështoi në atë kohë për shkak të vetos së ish-kitaristit të Beatles, George Harrison.

Beatles konsiderohet grupi më i njohur në historinë e muzikës. Katër muzikantët nga porti anglez i Liverpool-it regjistruan hite të panumërta botërore, që janë edhe sot të famshme. Grupi u shpërbë në vitin 1970. Nga katër ish anëtarët, Paul McCartney dhe Ringo Starr janë ende gjallë./DW

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur