Spektatori shkodran ka përjetuar një tjetër mbrëmje të bukur me këngët e festivalit “Luleborë”, në natën finale të edicionit të 8-të të zhvilluar në teatrin “Migjeni”, i mbushur në të gjithë kapacitetin e tij.
Me vargje të Filip Shirokës dhe muzikë të Alfred Kaçinarit, poezia e kthyer në këngë "Shko dallëndyshe" u vlerësua nga juria me çmimin e parë të festivalit "Luleborë". Këngëtari Gjergj Kaçinari, i emocionuar pas fitores tha se ky ishte bashkëpunimi i parë artistik me babai e tij.
“U largum nga tekstet klishe. Ky festival, me këtë emër, duhet të impoonoje sa më shumë motivet e muzikës shkodrane të vjetër. Donim doemos të luanim këtë linjë”, tha fituesi i çmimit të parë, Gjergj Kaçinar.
Çmimi i dytë i festivalit iu dha këngëtarit nga Gjakova Artan Bakija me këngën "Ndjenja e dëshpërimit" ndërsa me çmimin e tretë u vlerësua Laorjan Ejlli me këngën "Gjithë jetën dashuri kërkojmë".
Me çmimin "Simon Gjoni", kompozitorit të Luleborës, juria vlerësoi duetin e Ea Zoga dhe Arseld Muça, me një këngë protestë ndaj luftës.
“Nuk e mendoja se do fitonim ndonjë çmim dhe pse kënga ishte jashtëzakonisht e bukur. Jam lumturuar jashtëzakonisht shumë”, tha Ea Zoga, këngëtare.
“Ajo çka na gëzoi shumë dhe mikpritja e publikut. Shoqërimi me orkestrën kaq profesionale, na rriti shumë artistikisht”, tregoi këngëtari, Arseld Muça,
"Luleborë", festivali i organizuar nga Bashkia Shkodër mbetet një pikë referimi për artistët e qytetit por edhe përtej.
“Janë vlerësuar këngët e mira. Muzika e mira. Është pikë e rëndësishme e këtij festivali që vazhdon të konfirmohet ndër vite”, tha Drejtor Artistik i festivalit, Markelian Kapidani.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.5%
-
Trump
49.4%
-
S'kam mendim
3.1%
Vota total: 7997
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati në Shkodër/ Dëshmia e Mustafa Licit: Djalin e kisha besimtar, falej 5 herë në ditë. Me Arlind Bushatin ishin shokë të ngushtë, i vranë kot
5 Nëntor, 10:01
-
Benet Beci reagon me ironi pas raportimeve se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës
4 Nëntor, 22:40
-
Vjeshta në Lepushë dhe Vermosh, pamje mahnitëse nga fshatrat turistikë mes Alpeve! Pronarët e bujtinave: Kemi turistë, por s’ka kush u shërben
4 Nëntor, 15:16
-
Atentati në Shkodër/ Makina e djegur e autorëve u vodh në prill në Durrës! Dyshime se Ibrahim Lici u plagos! Kontrolli në klinika private pa rezultat
4 Nëntor, 11:16
-
Masakra në Shkodër dhe vizita në Selanik, Berisha akuza Ramës nga ballkoni: Viktima të krimit të mafias shtetërore, të licencuara për mandatin e tij!
3 Nëntor, 19:44
-
Mbyllet edicioni i 9-të i festivalit ‘Luleborë’ në Shkodër, fituesja Ana Bushgjokaj: Dhimbjen e humbjes e ktheva në këtë këngë
3 Nëntor, 17:21
-
‘Veri Jug’/ Në Reç, mes gështenjave! Rënia e prodhimit dhe sfida e mbajtjes së traditës gjallë! Agronomi: Nga 500 tonë, sot prodhojmë 100 tonë
3 Nëntor, 14:14
-
Shkodër/ Makina përplas motorin ku po udhëtonin dy 14-vjeçarë, të miturit transportohen në spital
3 Nëntor, 12:24
-
Atentati në Shkodër, shkon në 4 numri i viktimave! Vdes në spital edhe 67 vjeçari! Me gruan në motor, të pafajshmit u përplasën nga makina e Hamza Licit
3 Nëntor, 09:23
-
Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës
2 Nëntor, 21:29
-
Mosbindje civile apo provokim: Çfarë ishte 'marshimi' i PD në Shkodër?
2 Nëntor, 18:25
-
Masakra në Shkodër/ Policia në kërkim të "gjurmëve" të "Range Roverit" të autorëve! Në kërkim 2 nga grupi i Bajrave
2 Nëntor, 15:28