Këngëtarët e grupit  "Il Volo"
refuzojnë Trump: Është ksenofo

Këngëtarët e grupit  refuzojnë Trump: Është ksenofo">
Grupi i famshëm Italian "Il Volo" i përbërë nga tre tenorët, fitues të festivalit Sanrremo refuzojnë presidentin Donald Trump i cili i kishte ftuar në ceremoninë e inagurimit. 

Në një intevistë të dhënë për prestigjozen "Corriere della Sera" ata shprehen ne nuk mund të jenë dakort me idetë e presidentit Trump. 

Artistët shtojnë se nuk mund të mbështesin një person i cili bazohet në ide populiste duke e konsideruar ksenofob.

Por të rinjtë thonë se nuk mund të fajësohen edhe ata artistë të cilët do të këndojnë për Trump.

Grupi i të rinjve nuk shqetësohet aspak për këtë vendim pasi sipas tyre të gjithë ata që i duan do të vijojnë t’i pëlqejnë në çdo hap.

Nuk është vetëm grupi ''Il Volo'' i cili nuk ka pranuar të jetë i pranishëm në ceremoninë e Trump, edhe shumë këngëtarë të tjerë kanë refuzuar ftesën e kabinetit të manajtit duke iu zbehur paska shkëlqimin ceremonisë së përurimit.  

Mes yjeve botërorë që kanë refuzuar Trump janë  Bruno Mars, Katy Parry, Justin Timberlake etj.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Vrau ish-gruan Enkelejda Danaj me thikë, lihet në burg shqiptari! Shfaq pendesë para gjykatës greke: Kam bërë gabim të madh

Vrau ish-gruan Enkelejda Danaj me thikë, lihet në burg shqiptari! Shfaq pendesë para gjykatës greke: Kam bërë gabim të madh