Momenti ka ardhur. Siç ishte parashikuar, në edicionin e lajmeve të Tg1 në orën 13:30, Carlo Conti shpalli listën e artistëve Big që do të marrin pjesë në Festivalin e ardhshëm të Sanremos, i cili do të zhvillohet nga 11 deri më 15 shkurt.
“Kemi zgjedhur tridhjetë artistë, megjithëse edhe dhjetë të tjerë e meritonin të ishin pjesë,” tha prezantuesi.
Ja artistët që do të ngjiten në skenën e Aristonit:
• Achille Lauro
• Gaia
• Coma_Cose
• Francesco Gabbani
• Willy Peyote
• Noemi
• Rkomi
• Modà
• Rose Villain
• Brunori Sas
• Irama
• Clara
• Massimo Ranieri
• Emis Killa
• Sarah Toscano
“Kemi një kast shumë të larmishëm. Këngët do të jenë në qendër të vëmendjes, por edhe emrat e artistëve tregojnë se do të jetë një ‘buqetë e pasur me ngjyra’,” shtoi Conti.
Ai theksoi gjithashtu se “muzika italiane po përjeton një moment të shkëlqyer.” Ja edhe pesëmbëdhjetë artistët e tjerë:
• Fedez
• Simone Cristicchi
• Joan Thiele
• The Kolors
• Bresh
• Marcella Bella
• Tony Effe
• Elodie
• Olly
• Francesca Michielin
• Lucio Corsi
• Shablo feat. Guè, Joshua dhe Tormento
• Serena Brancale
• Rocco Hunt
• Giorgia / La Repubblica
Muzika italiane po perjeton nje moment te shkelqyer!! Momentet e shkelqyera te muzikes italiane filluan ne 50' dhe mbaruan ne vitet 90'.Ka plot kenge nga keto dekada qe kendohen e mbahen mend kudo,ne Itali e ne bote.Sa kenge nga dekadat e mevonshme mbahen mend nga brezat,apo kane lene gjurme?! Keshtu matet /shkelqimi/ i muzikes e i kenges.
Përgjigju