Këngëtari i njohur italian nuk fshihet më, e pranon ‘live’ se është homoseksual

Këngëtari i njohur italian nuk fshihet më, e pranon ‘live’ se është homoseksual

Këngëtari Marco Carta

Prej kohësh është aluduar për homoseksualitetin e tij. Por këngëtari i njohur italian Marco Carta e ka pranuar për herë të parë në emisionin e Barbara D`Urso-s se është homoseksual.

Ai u shpreh se ka një partner dhe se nuk dëshiron të fshihet më.

 “Për shumë vite nuk kam qenë i lirë sepse nuk mund të shprehja publikisht dashurinë time. Nuk mund të shtrëngoja dorën e tij gjatë një filmi në kinema. Këto janë gjëra që ne i bëjmë që 16-vjeç, por unë nuk i kam bërë, po i bëj tani që jam 33-vjeç dhe do t’i bëj sigurisht. Kjo është rruga ime tani, nuk ka kthim prapa se kjo është lumturia ime. Jam shumë i lumtur dhe ndihem 30 kg më pak. Kam jetuar gjithmonë pa maska, por më trembte reagimi në rrjetet sociale. Shpresoj që bota ta mirëpres me shumë qetësi. Familja ime e dinte dhe nuk më ka pyetur kurrë. I kam prezantuar me partnerët e mi,”- u shpreh Marco Carta.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale