Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Renis Gjoka është një prej emrave më të mirë në muzikën shqiptare. Ai ka treguar ndër vite se jeta e tij priivate është e paprekshme nga media. Renisa ka treguar se është në lidhje prej 10 vitesh dhe këtë askush nuk e dinte. Por ai  ka surprizuar të gjithë me lajmin e bukur që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Renisi ka zbuluar se është bërë baba për herë të parë dhe këtë gjë e ka treguar përmes një postimi në ‘Instagram’. Ai ka publikuar një foto, në të cilën shihet duke mbajtur fëmijën shtrirë, por pa i zbuluar fytyrën. Renisi ka treguar se është bërë baba i një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Aura.

Përkrah fotos së publikuar, Gjoka ka shkruar: “Dashuria e jetës sime…Aura”. Menjëherë pas këtij postimi artisti ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe fansat e tij.

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

BE miraton Planin e Rritjes për Ballkanin: Dy pagesa vjetore, në varësi të kushteve të përmbushura

BE miraton Planin e Rritjes për Ballkanin: Dy pagesa vjetore, në varësi të kushteve të përmbushura